• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

E denoncoi në SPAK, Romeo Kara i përgjigjet sulmeve të Ilir Metës dhe e sfidon hapur: Ja si qëndron e vërteta

by B K
28/12/2024 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Juristi Romeo Kara është personazhi që e kallëzoi dhe fundosi në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ish-presidentin Ilir Metën për aferën “CEZ-DIA”.

Që kur është denoncuar, Meta shpeshherë e ka sulmuar juristin, duke thënë se është i dënuar për dhunë në familje e për shpifje.

Edhe në reagimin e ditës së djeshme nga burgu, Meta tha të njëjtën gjë.

“5 ditë pasi ishte betuar te presidenti i Republikës në Dhjetor 2019, SPAK regjistroi procedimin penal në bazë të një kallëzimi të bërë në 2018 nga një punonjës i Edi Ramës, i dënuar nga Gjykata për dhunë në familje dhe që në dy proceset e mëparshme për DIA, ku kishte punuar bashkë me Kastriot Ismailin kishte thënë gjëra të tjera”, u shpreh Meta.

Ndërkohë gjatë një reagimi për gazetën “Sot”, Z.Karaj i përgjigjet akuzave të Metës.

“Justifikim krejtësisht i pavërtetë. Absolutisht nuk jam dënuar për dhunë në familje dhe kurrë nuk kam dhënë deklarime të kundërta përgjatë të gjithë prononcimeve të mia, si në rrafshin publik, ashtu edhe në atë gjyqësor. E ftoj pesëprioritetëshin të faktojë akuzat e tij ndaj meje. Nëse unë rezultoj i dënuar nga gjykata për dhunë në familje, do t’i pranoj publikisht akuzat e tij dhe do të tërhiqem nga çdo prononcim publik që kam bërë sot e përgjithmonë.

Sidoqoftë, rëndësi ka nëse qëndrojnë apo jo kallëzimet e mia dhe a janë të mbështetura apo jo në fakte dhe prova. Pikërisht këtu qëndron çështja dhe morali i vërtetë i saj në lidhje me mua. Sa për dhunë, ajo e ka shoqëruar ish-presidentin tashmë të paraburgosur gjatë gjithë aktivitetit të tij politik, si dhe më parë, kur vetëpërcaktua si i forti i Pazarit të Ri.

Ai kërcënoi me prerje duarsh përpara zgjedhjeve të vitit 2021, iu turr si dem i tërbuar Jozefina Topallit në Kuvend dhe kaloi krejtësisht në skizofreni në përplasje me policët bashkiakë te ambientet e partisë së Sali Shehut. Vula e kësaj pune u vu kur ai pranoi si të moralshme kallëzimet e Fredi Bejlerit nga burgu, i dënuar me vendim të formës së prerë. Besoj se kjo temë nuk meriton sqarim më të gjatë se kaq.

Përpara organit të akuzës është Meta dhe jo Romeo, dhe asnjë nga pretendimet e tij nuk mund të cenojë të drejtat e mia ligjore për të kallëzuar atë dhe çdo tjetër të ngjashëm me të në lidhje me korrupsionin dhe batërdinë që kanë bërë gjatë qeverisjes së tyre”, deklaroi juristi Romeo Kara.

Sa vite burg rrezikon Meta?

Nga ana tjetër, Z.Kara ka treguar arsyet pse Meta është kaq i trembur. Sipas tij ai rrezikon të dënohet minimumi deri në 15 vite burg.

“Akuza është korrupsion, unë mendoj që është vjedhje. Ka vjedhje nëpërmjet mashtrimit, korrupsionit, kemi dhe pastrim parash. Kjo e fundit është akuza më e rëndë dhe mosdeklarimi i pasurisë. Po ta marr në një mesatare, rrezikon 25 vite burg. Pasi 15 vite është pastrimi i parave, me këto 3 akuza këtu rrotullohet dënimi. Ndërsa minimum 15 vite burg.

Nuk jam marrë me pjesën e lobimit, por mesa di unë nuk e kanë deklaruar financimin këtu, prandaj ia rëndon pozitat Metës. Mund të jetë si dosje më e vogël por është lehtësisht e provuar dhe qepet më shpejt. Në Amerikë e kanë deklaruar, këtu edhe financimin e kanë me off shore, dalin dhe disa rusë. Këtu kuptoj që po u lidhe me financime ruse, iraniane apo kineze, për çfarë arsye qasesh nga ne?

Ato janë 2 ose 3 që janë bashkë, edhe problem me paratë që kanë dalë dividente dhe të padeklaruara me partnerët rusë. Ka dalë dhe një maestro grek në Qipro, ka dalë që zonja ka ndarë dividentin me këta rusët. Ka luajtur me sistem off shore si dikur ish-presidentja e Argjentinës, turpi është që njeriu më publik në Shqipëri punon në sekret me firma off shore”, nënvizoi Z.Kara ndër të tjera.

Next Post
Largohet problematiku/ Fundi i presidencës hungareze të BE, Orban acaron zyrtarët e Brukselit

Largohet problematiku/ Fundi i presidencës hungareze të BE, Orban acaron zyrtarët e Brukselit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakadanë, përplasje e kaos! Mbyllet pas dhunës së PD, seanca e fundit për 2025

Flakadanë, përplasje e kaos! Mbyllet pas dhunës së PD, seanca e fundit për 2025

December 18, 2025
FOTOLAJM / Zjarr në Kuvendi, digjet fibra e transmetimit, ndërpritet sinjali për mediat

FOTOLAJM / Zjarr në Kuvendi, digjet fibra e transmetimit, ndërpritet sinjali për mediat

December 18, 2025
“Mbylle gojën o miush”, Bardhi përplaset me Lamallarin: Do ikësh bashkë me Belindën!

“Mbylle gojën o miush”, Bardhi përplaset me Lamallarin: Do ikësh bashkë me Belindën!

December 18, 2025
“Tatimorët bëjnë ‘të fortin’ me të dobëtin”, Braçe denoncon në Kuvend: Gjobë 8.2 milionë lekë për 15 kg gjizë

Përjashtohet nga seanca Balliu dhe Noka! Reagon Braçe: Më në fund e morën pushtetin

December 18, 2025
Skandal në Hollywood: Djali i John Travolta, pasardhës biologjik i familjes Presley

Skandal në Hollywood: Djali i John Travolta, pasardhës biologjik i familjes Presley

December 18, 2025
LIVE! Akte dhune në Kuvend, PD përplaset me Gardën dhe ndez flakadanë. Sulmohet Peleshi, Endri Shabani ‘puth’ opozitën

LIVE! Akte dhune në Kuvend, PD përplaset me Gardën dhe ndez flakadanë. Sulmohet Peleshi, Endri Shabani ‘puth’ opozitën

December 18, 2025
FOTOLAJM/ Berisha kopjon Pilinçin, shpall qeverinë: Balliu e Noka te karriget e ministrave…

FOTOLAJM/ Berisha kopjon Pilinçin, shpall qeverinë: Balliu e Noka te karriget e ministrave…

December 18, 2025
VIDEO / Tensione në Kuvend, deputetët e PD ulen në karriget e ministrave: Sillni Agasin…

VIDEO / Tensione në Kuvend, deputetët e PD ulen në karriget e ministrave: Sillni Agasin…

December 18, 2025
Strategjia e zhvillimit minerar, 181 mln euro për investime dhe rrugën drejt BE-së

Strategjia e zhvillimit minerar, 181 mln euro për investime dhe rrugën drejt BE-së

December 18, 2025
“Ju kam nderuar”, Rama pas samitit të BE: Shpresoj që negociatat të mbyllen brenda 2027, se ju e dini si janë këta…

“Ju kam nderuar”, Rama pas samitit të BE: Shpresoj që negociatat të mbyllen brenda 2027, se ju e dini si janë këta…

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In