• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E denjë për histori filmash/ Nëna në Spille solli në jetë dy djem binjakë, në maternitet i vodhën foshnjën

by Java News
02/10/2021 22:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eshte e denje per nje histori filmash ajo qe i ka ndodhur nje nene, e cila ne vend te dy djemve te lindur, materniteti i jep vetem njerin.

ABC ka shkuar në fshatin Spille në familjen e 49 vjeçares Lume Spanishi. Lumja në vitin 1994 solli në jetë dy djem, dy binjakë në maternitetin Mbretëresha Xheraldinë.

Fillimisht stafi i mjekëve i tha se ka sjellë në jetë dy binjakë. Më pas  një pjesëtar i stafit i tha se një prej fëmijëve kishte probleme. E më pas i dhanë një tjetër version, se nuk ishin dy djem, por një djalë dhe një vajzë.

Por në fund, gruaja doli nga materniteti me një djalë të gjallë dhe një tjeter të vdekur. Lume Spanishi është e bindur se në 28 nëntor  1994 ka lindur dy djem binjake.

“ Kur shkova pas dy ditësh ti shoh tek spitali tek stadium i pashë dy binjakë ja tregova dhe motrës sime dhe dajës tim. Shkoj më vonë në darkë i thashë një infermiereje, ti shihja dy binjakët. Më tha jo s’ke dy binjakë ke një çun një gocë”.

Ajo pretendon se donte të fliste me një prej mjekeve, por e shmangën. Kur shkoi sërish të ushqente me gji fëmijët nga një mami mësoi se një gruaje tjetër i kishte vdekur foshnja.

“U ngjita lart më thanë hiq pak nr e dorës se i ka vdekur fëmija kësaj mbrëmë. Nuk e heq I thashë pa folur me drejtorin e spitalit”.

Lumja kërkoi të fliste dhe me mjekun që asistoi në lindje, por ai nuk e priti. Rrëfen se u detyrua t’i kërkonte llogari drejtorit.

“ I rashë derës së drejtorit me këmbë, jo me dorë. I thashë ku e kam fëmijën, më gjeni fëmijën. Atë moment drejtori tha shkarkim nga puna këta. E kapa doktorin nga rrobat i thashë cohu mos më ik ti më ke ndërruar fëmijën ku ma ke cuar”.

Pas debateve nëpër korridoret e maternitetit, 49 vjeçarja më pas u përball me një tjetër komunikim që i shtoi më tej dyshimet.

“Po e njëjta infermiere që më tha ke djalë e vajzë më pas më thanë se ndërroi jetën djali. E hoqën vajzën e më tha djali ka vdekur”.

Pretendon që mjekët i dhanë fëmijën e saj bashkëshortit të zonjës që lindi foshnjë të vdekur. Ishte vjehërri që çoi në banesë trupin e pajetë të djalit. Gjyshja thotë se binjakët nuk ngjanin.

“E solli fëmijën e vdekur burri im e lava e shplava dhe e cuam në varrezë. Fëmija që ka kjo sot është esmer, ai ishte I bardhë nuk ngjante me këtë”.

Ishte vetëm 22 vjeç dhe nuk e mbështeti askush. Ndaj nuk ju drejtua as organeve të drejtësisë. Sot Lumja ka mbështetjen e djalit tjetër, Altinit që ka emigruar në Itali ndaj thotë se është e gatshme të bëjë kallëzim në prokurori./m.j

Next Post
Si sot, në këtë ditë, më 2 tetor vdiq aktori Hudson dhe Darwin nisi udhën për eksplorimet e tij

Si sot, në këtë ditë, më 2 tetor vdiq aktori Hudson dhe Darwin nisi udhën për eksplorimet e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Social-demokratët fitojnë zgjedhjet, por jo shumicën në Danimarkë. Kush është politikani “kingmaker”

Social-demokratët fitojnë zgjedhjet, por jo shumicën në Danimarkë. Kush është politikani “kingmaker”

March 25, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

March 25, 2026
Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

March 25, 2026
“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

March 25, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Ina Rama zhduku provat e 21 janarit”/ Beqiri: Nuk ekzekutoi urdhrat për arrestimin e gardistëve

March 25, 2026
Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

March 25, 2026
Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

March 25, 2026
Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

March 25, 2026
Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Nafta mbi 200 lekë/litër! Ku ndryshon Shqipëria nga rajoni?

March 25, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Kali i Saliut, tagjia e Edit

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In