E dashura serbe e Gjimshitit i uron fitore Kombëtares ndaj Portugalisë
Alisa Menkoviç, e dashura serbe e mbrojtësit të kuqezinjëve, Berat Gjimshiti i uron Kombëtares Shqiptare fitore ndaj Portugalisë. Menjëherë pasi mediat shkruan për lidhjen e futbollistit me modelen serbe, vetë bukuroshja ka regauar në profilin e saj në “Instagram”, ku duket se është dhe keqkuptuar paksa. Alisa i drejtohet medias në gjuhën shqipe, së cilët sipas saj i kanë ngatërruar emrin. Por siç duket “google translate” nuk e ka ndihmuar shumë zeshkanen për të kuptuar lajmin në gjuhën shqipe.
Postimi: “ Përshëndetje të gjithëve, në këtë artikull më quajnë Menkoviç, por emri im nuk është Menkoviç. Të dashurit tim, Beratit dhe gjithë Kombëtares i uroj fitore ndaj Portugalisë. Emri im nuk është Menkoviç”.
Redaksia Java News/ f.g










