E dashura nga Kosova e Dumanit në gjyq deklaron: “E njihja me emër tjetër. Më tha se ishte 27 vjeç dhe do fejohej me mua”

TIRANË

“Nuk e kam pas idenë se mund të kishte identitet tjetër dhe se kishte probleme me ligjin”. Kështu ka deklaruar e dashura nga Kosova e 39-vjeçarit Nuredin Dumani, i arrestuar tre ditë më parë në Fier pasi u plagos në Elbasan.

Në dëshminë e zbardhur nga “BalkanWeb” e dashura 20-vjeçare nga Gjilani i Kosovës M. Hajdini ka thënë se e njihte me emër tjetër Dumanin.

“E njihja me emër tjetër, më kishte thënë se ishte 27 vjeç dhe se do fejoheshim së shpejti”, mësohet se ka thënë e reja, e cila është arrestuar gjithashtu për fshehjen e armës dhe përkrahje e autorit të krimi, pasi apartamenti ku u gjet Dumani, ishte marrë prej saj.

Jashtë gjyqit kishin ardhur dhe dy vëllezërit e saj nga Kosova që kanë pritur për ta takuar. E reja përfaqësohej nga avokati Ibrahim Sako.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com