• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“E dashura, Leyla Moses-Ones bën mirë ti degjosh edhe “banditet”!!”

by Agron Gjekmarkaj
22/04/2019 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga AGRON GJEKMARKAJ/

E pameshirshme  në dukje permes deklaratave ka qenë amabasada e SHBA-ve, qysh nga djegia e mandateve  ndaj qendrimeve dhe gjuhes së Lidershipit opozitar.

 

E në këso rastesh fillon një festival i madh hipokrizie e propogande e denjë për artikulimin tonë kulturor e politik të ditës. Togefjalëshat e tipit “ja Amerika foli”, “Amerika e vulosi”,” Amerika di një gjë” , “Opozita diku e ka shklelur”, “Ramen e do Amerika”  , “ti je me Ameriken apo kunder saj?” i ndesh në shtyp, në ekran dhe në tavolinë?!

Në fakt, qoftë gjuha që perdori i derguari Palmer, qoftë ajo e diplomateve si Leyla Moses-Ones, me parimet e demokracisë amerikane është tejet korrekte. Precedenti i djegies së mandateve dhe sidomos bojkotimi i zgjedhjeve lokale, janë shumë të rënda dhe bien si grusht në stomak për këdo. Logjikisht kështu do të duhej të ishte në çdo vend me demokraci normale.

Kur u miratua reforma në drejtësi u fol në media per biseda e mesazhe që Ambasada u dergoi deputetve të caktuar në menyrë që të siguronte voten e tyre pro duke i futur mes kulaçit dhe kërbaçit. Përceptimi qe, se po konsumohej një gjest amoral për një qellim të mirë. Në fakt do të kishte qënë sherbim i madh për pastrimin e politikes nëse Ambasada i publikonte dosjet e tyre sesa na la mbi kurriz deputet e politikan të shantazhueshem. Madje edhe kesaj here nëse do të kishte diçka për Opoziten shqiptare që nuk e dimë do të ishte sherbim i madh ndaj kesaj shoqerie dhe ketij kombi të na e thonë publikisht !Kesisoj qartesohemi edhe ne që mendojmë se opozita po bën gjënë e duhur. Megjithese veshtirë të besohet se në këtë vend ka forca politike apo politikanë të rangut të lartë që luftojnë kunder interesave amerikane.

Kur edhe Gramoz Ruçi sot e Fatmir Xhafaj dje janë  bërë proamerikan të thekur kush dreqin ka mbetur tjeter në këtë vend pa ndryshuar bindje!! Madje Kryeministri e quante Trampin turpi i cilivizimit e sot te merr gjak në vetull për të, madje po i thahet gjuha teksa rend me lobues për ta takuar. Shqiperia ka një histori tragjike dhe paradoksale. Shumë kush është vrarë e persekutuar në këtë vend si “agjent” i amerikanëve  pikerisht nga etërit jo metaforik por biologjik të këtyre tipave  që drejtojnë mazhorancen e sotme, ndersa shumë prej  pasardhësve të të vrarve akuzohen nga Gramozi me shokë si antiamerikan. Nejse, djemtë dhe cucat e rilindjes modern tek nuk ve teksa kruajnë mjekrrat spic dhe nishanet nën gushë mund të të akuzojnë për rënie në folklorizem!!

Por ne që jetojmë këtu e dimë që ka mosperputhje të deklaratave me realitetin. Të rriturit po e po e dinë që bota e krimit , paratë e trafikut, abuzimi me pushtetin dhe administraten ndikojnë fort në rezultatin e zgjedhjeve  por edhe femijet që politika si lë të rriten të qetë.

Tanimë ky fakt rri sa gjerë gjatë në dosjet e prokurorisë! Pushteti në gjashtë vite e ka deshmuar qartë natyren e vet sunduese e tejet korruptive dhe jo qeverisese duke mos humbur asnjë rast për ta deligjitimuar opoziten, e perdhunuar atë ! Vitet e fundit duke asgjesuar Gjykaten kushtetuese, atë të lartë dhe kapur sistemimin e drejtësisë në menyrë kapilare i ka hequr asaj edhe mundesinë formale për tu ankuar ! Nderkombetaret nuk kanë bërë asgjë ose shumë pak për të nxjerrë opoziten nga gjendja e fasades ! U bë ligji i Dekrimanilizimit po kush i pengoi punetoret e kanbisit tu hynin zgjedhjeve qysh e tek jua lypte xhani? Ambasadat? Jo jo , askush!!

Ligji kesaj anë ka vlerë vetëm në letër për sunduesit.

Ata nuk kanë qënë në gjendje të japin asnjë garanci. Sistemi i gjymtuar jo e jo dhe të gjitha keto e shtynë opoziten të dalë prej tij ! Sistemi I kontrolluar nga një njeri, ai që do duhej të ishte  struktura e demokracisë ,  po e vriste thelbin e saj duke asgjesuar garancitë dhe institucionet e ankimimit. Demokracia në Shqiperi ka nevojë të rithemelohet dhe jo ti kerkohet opozites të rikthehet në “ shtratin” e Edi Rames për ta perdhunuar përsëri.

Nga ana tjetër diplomatet i perserisin pa reshtur opozites të tejkalojë vetveten, të harrojë pse i dogji mandatet dhe të hyjë në zgjedhje lokale megjithëse e dinë që Kryeministri po i pret me “kobure” në dorë për ti “vrarë” perseri!

Pas këtij dimri të veshtirë ai e ka më të domposdoshme se kurrë një “fitore” të madhe !! Mendoni me çfarë kose ne dorë do tu ngjitej lendinave të ketij vëndi gjatë muajit qershor.

Ani i thonë, Bashes, shko e “vdis” aty  po garanci nuk japin as edhe një.  Nga ana tjetër ata nepermjet presionit verbal po ndihmojnë Edi Ramen të gjejë paterica dhe të sajojë opozitë të re. “Opozita e re” sot nuk është asgjë tjetër vetëm  një departament i Rilindjes. Parlamenti aktual është tragjikomedi. Tek kjo perçapje shfaqet i mnershem dhe i tmerrshem vizioni që ka Kryeministri ynë dhe keshilluesit e tij për pluralizmin. Ndersa tek ata që kercenojnë se do të trajtojnë partitë e opozites si banda konturohet  mundesia hipotetike për tu ndeshur me të gjithë ata që nuk e pranojnë këtë vizion  domethënë me qytetaret! Egersia me të cilen arrestohen se janë mbeshtetes të opozites është fillimi i kësaj të vertete që rrezikon të dalë jashtë kontrollit drejt një perplasjeje civile.

Me djegien e mandateve dhe bojkotimin e zgjedhjeve lokale si rruga e vetme që I ka mbetur Opozites , Basha i ka hequr çdo kujt mundësinë e levizjes antisistem duke e pervetësuar atë po kaq i ka pamundesuar jeten politike cdo subjekti me karakter kinse opozitar. Me të mirat dhe të keqiat e veta tani Opozita  reale gravon perreth aksit PD-LSI me aleatë ! Ajo duhet të vazhdojë transformin e brendshem të cilin e ka jetik pa rënë në kurthet e shumta që po i ngrihen ngamos. Dialektika politike e tre dekadave na meson se pesha e pushtetit abuziv zë nën vete arkitektet e saj.

Kur garancitë nuk na i japin dot të huajt  tanimë të lodhur me ne per 30 vjet, është koha që ato ti prodhojë vetë shoqëria pikerisht ata “ banditet” që duan ti japin fund kesaj fasade korruptive.

Ndaj një lutje e kemi për zonjen Leyla Moses –Ones mos na kerkoni të pranojmë , ato gjera që në Amerike  do të irritonin këdo , ato gjëra që do e çonin qytetarin tek interpretimi i asaj kushtetute madheshtore e cila  në emër të lumturisë u lejon atyre të ngrihen kunder qeverisë teksa asnjëri prej nesh ketu nuk po kerkon lumturi, vetem pak normalitet e vertetesi, mundesi pë të  hedhur një votë që numerohet në kushte lirie. Ndaj pasi degjon arsyet e qeverisë mirë është të takosh edhe “banditet” që tanimë qartazi janë më shumë se gjysma.  “Banditë” të llojit të veçantë që kerkojnë demokraci me garanci ligjore ! Një sistem të ri politik.

Next Post
VIDEO/ Publikohen pamjet kur vrasësi futet në kishë në Sri Lanka

VIDEO/ Publikohen pamjet kur vrasësi futet në kishë në Sri Lanka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spiropali takime në Kongresin dhe Senatin Amerikan: Rritje e bashkëpunimit shumëdimensional mes Shqipërisë dhe SHBA

Spiropali takime në Kongresin dhe Senatin Amerikan: Rritje e bashkëpunimit shumëdimensional mes Shqipërisë dhe SHBA

February 4, 2026
“Green Vjosa”, Gjermania nis projektin 3-vjeçar për zhvillimin e Parkut Kombëtar dhe turizmit lokal

“Green Vjosa”, Gjermania nis projektin 3-vjeçar për zhvillimin e Parkut Kombëtar dhe turizmit lokal

February 4, 2026
Moti i keq, Autoriteti Portual i Durrësit del me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Moti i keq, Autoriteti Portual i Durrësit del me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

February 4, 2026
Ish-presidenti Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, Kushtetuesja i cakton datën e gjyqit

Ish-presidenti Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, Kushtetuesja i cakton datën e gjyqit

February 4, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Partizani, 80 vjet pa u ndalur – nga fanella e historisë te klubi modern me shtëpinë e vet

February 4, 2026
Rregulla të reja për  qëndrimin e të huajve në Shqipëri, qeveria ashpërson kriteret e sigurisë, çfarë duhet të dini?

Rregulla të reja për qëndrimin e të huajve në Shqipëri, qeveria ashpërson kriteret e sigurisë, çfarë duhet të dini?

February 4, 2026
“PD, bunker i Berishës për të strehuar hallet dhe interesat personale”, Bejko: Do të ketë pasoja të rënda në zgjedhjet e ardhshme

“PD, bunker i Berishës për të strehuar hallet dhe interesat personale”, Bejko: Do të ketë pasoja të rënda në zgjedhjet e ardhshme

February 4, 2026
DASH raport për transparencën fiskale, Shqipëria mes 71 vendeve që përmbushin standardet!

75 kongresmenë amerikanë kundërshtojnë pezullimin e vizave të emigrimit që prekin edhe Shqipërinë, zbardhet letra për Rubion

February 4, 2026
Vlorë/ Tregtonin medikamente të kontrabanduara nga Italia, arrestohet 53-vjeçari, nisin hetimet për djalin e tij

Vlorë/ Tregtonin medikamente të kontrabanduara nga Italia, arrestohet 53-vjeçari, nisin hetimet për djalin e tij

February 4, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, reshjet me intensitet të ulët përfshijnë të gjithë territorin

Stuhi shiu dhe reshje bore në zonat malore, si parashikohet moti për ditën e nesërme

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In