• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

E dashura e 20-vjeçarit e dinte që ai do vetëvritej, por ajo nisi të tallet me të (mesazhet)

by Java News
09/07/2017 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eneo ka shkëmbyer vetëm në harkun e tri ditëve të fundit të jetës së tij mbi 1200 mesazhe me vajzën që donte, shkruan “Panorama”.

Sipas rrëfimit të nënës së tij, Aidës, pas vdekjes së të birit, gjëja e parë që bëri ishte kontrolli i telefonit dhe aty ajo është tronditur akoma më shumë kur ka gjetur mesazhet e pafshira të komunikimit të tyre.

Nëna e tij tregon se ndërsa djali gëzonte që po lidheshin sërish, së paku duke komunikuar, ajo e fyente dhe trajtonte shumë keq të birin, duke e fyer me fjalor aspak të përshtatshëm.

“Kur kemi hapur mesazhet, jemi tronditur njësoj siç na tronditi vdekja e djalit. Ai ishte bërë urë që ajo të kalonte mbi të vetëm e vetëm që t’i tregonte se sa e donte. I tregonte në çdo kohë që ajo ishte dashuria e tij e parë dhe e fundit, ndërsa, po ashtu, i kërkonte falje pa arsye.

Ajo e shante, e fyente rëndë e ky pa arsye i thoshte shumë herë ‘më fal’. E kishte bërë djalin ato tri ditë para se të vdiste me hije”, tregon nëna e Eneo Ferkos. Sipas saj, mesazheve të Eneos vajza Edlira C. u ishte përgjigjur shpeshherë me mesazhe zanore dhe dëgjohej qartë që ajo e trajtonte keq.

Edhe gjyshja e Eneos, e cila qëndronte në shtëpinë e së bijës për të qenë afër saj në këto ditë të vështira për të, ndërsa Aida rrëfente detajet, përsëriste të njëjtat fraza me të. Në shtëpinë e Aidës gjendeshin edhe koleget e saj të punës, të cilat ndër të tjera tregojnë se kjo është një ngjarje e rëndë dhe Aida ka nevojë për mbështetjen e shtetit, sepse po pret drejtësi.

“I lexuam edhe ne mesazhet e tyre. Me Eneon ishte sjellë shumë keq. Jemi të shokuara. Një vajzë e vogël, të sillet aq keq. Më e pakta që mund të bënte kur ky i nis videon ishte të alarmohej. Të lajmëronte policinë a nënën e tij.

Të bënte diçka, por qeshte kur ai i kishte nisur videon. S’kemi fjalë”, u shprehën ato, të cilat më parë kanë punuar në të njëjtën fabrikë edhe me Eneon.

Ai u nda nga jeta 4 ditë më parë. Ai ishte duke jetuar një ndjenjë pasioni me një vajzë, me të cilën ishin lidhur në janar të këtij viti, ndërsa bashkëjetoi me të tre muaj. Ndarja me të e ka ngarkuar atë psikologjikisht deri në atë shkallë, sa e ka çuar drejt aktit fatal për jetën.

a.ç

Next Post
‘Kujdes me provokimet e pamatura’, Koreja e Veriut ‘paralajmëron’ SHBA-të

'Kujdes me provokimet e pamatura', Koreja e Veriut ‘paralajmëron’ SHBA-të

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO-n

Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO-n

April 10, 2026
A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

April 10, 2026
Ministrja Kumbaro: Nuk synojmë të joshim më turistët e lirë, por të bëjmë turizëm cilësor

Programe pas mësimit, Kumbaro: Dyfishojmë pagën e orëve shtesë për mësuesit

April 10, 2026
Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot luftën, por mund të ndërhyjmë nëse shtrenjtohen edhe produktet e tjera

Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot luftën, por mund të ndërhyjmë nëse shtrenjtohen edhe produktet e tjera

April 10, 2026
Mbledhja e Qeverisë, ministrja Ibrahimaj: Të verbrit përjashtohen nga tatimet!

Mbledhja e Qeverisë, ministrja Ibrahimaj: Të verbrit përjashtohen nga tatimet!

April 10, 2026
Transportonte 19 thasë me veshje kontrabandë, arrestohet i riu në Tiranë

Transportonte 19 thasë me veshje kontrabandë, arrestohet i riu në Tiranë

April 10, 2026
Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

April 10, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Asnjë vendim unifikues i GJL nuk lidhet me ndryshimin e masës time të sigurisë

April 10, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Bllaca si infrastrukturë historike e dhunës…

April 10, 2026
Diplomati rus: Moska nuk do ta braktisë Kubën, do e ndihmojmë me energjinë

Diplomati rus: Moska nuk do ta braktisë Kubën, do e ndihmojmë me energjinë

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In