• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“E dashur Monika, kujdes kur flet për klasën politike se tërbove dynjanë”

by Astrit Patozi
22/01/2018 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti demokrat Astrit Patozi ka reaguar së fundi ndaj deklaratave të Monika Kryemadhit kundër klasës politike shqiptare. Ai i kujton Kryemadhit se bën pjesë edhe vetë tek ajo që kryetarja e LSI e cilëson si “klasa politike”.  “Mos fol kundër klasës politike, sikur është një problem që vetëm me LSI-në nuk ka lidhje, sepse kam frikë se do të tërbosh dynjanë”, shkruan Patozi. Ja shkrimi i tij i plotë:

 

Nga Astrit Patozi/

E nderuar Monika dhe kushdo politikan tjetër kalibri, që mendon dhe flet njësoj si ty në këto ditë dimri…

Je plotësisht në të drejtën tënde të protestosh, revoltohesh dhe rebelohesh ndaj çdo qeverie, e sidomos ndaj kësaj të Edi Ramës.
Është padyshim në zgjedhjen tënde të gjesh formën më të përshtatshme për ta qëlluar dhe, pse jo, rrëzuar, sepse ne nuk e meritojmë aspak atë.
Qoftë edhe duke i bërë thirrje popullit të të ndjekë për t’u rikthyer sa më shpejt aty ku ishe për 8 vjet rresht, në pushtet pra.
Thuaju çfarë të duash njerëzve për 21 janarin, për 1 prillin, për 18 majin, por edhe për 27 janarin, që nuk ka ardhur akoma…
Vetëm, të lutem shumë, një gjë mos e bëj! Mos fol kundër klasës politike, sikur është një problem që vetëm me LSI-në nuk ka lidhje, sepse kam frikë se do të tërbosh dynjanë.
Sepse sa herë e përmend, druaj shumë se njerëzit do mendojnë më keq se sa e ka hak, pikërisht, për atë që ti ke parasysh kur thua “klasën politike”. Duke më përfshirë edhe mua po deshe aty, me gjithë rolin tim modest në vendimmarrjet e rëndësishme të kësaj Republike, që po kalbet me shpejtësi.
Imagjino pastaj çfarë bëhet me udhëheqësit e tjerë të mëdhenj, që kanë pasur dhe kanë një rol vendimtar në “sukseset” dhe “fitoret” historike të këtij çerekshekulli.
Tek të cilët, pa asnjë dyshim dhe me plot meritë përfshihesh edhe ti, si kryetarja e njërës prej partive kryesore në Shqipëri.
Sepse i bie pastaj që klasën politike duhet ta kërkojmë tek të varfërit, të papunët, tek ata që po lënë Shqipërinë nga dëshpërimi dhe të tjerë hallexhinj me shumicë, që kemi prodhuar bashkarisht në këto vite.
Të cilëve, në fakt, u kemi bërë gjëmën, por të paktën këtë të fundit mund t’ua kursenim.

Next Post
Plani i qeverisë, ish-të përndjekurit dëmshpërblehen 100% në fund të vitit

Naftëtarët e ARMO-s protestë para kryeministrisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja “Veliaj”, nga debati për kohën e mbrojtjes tek njohja me aktet

March 10, 2026
Profesori i njohur: Trump është futur në një ngërç në Iran dhe po kërkon një mënyrë daljeje

Profesori i njohur: Trump është futur në një ngërç në Iran dhe po kërkon një mënyrë daljeje

March 10, 2026
Pretendime se janë varrosur dy vajza, rihapen hetimet për fermën e Epstein në New Mexico

Pretendime se janë varrosur dy vajza, rihapen hetimet për fermën e Epstein në New Mexico

March 10, 2026
“Berisha ka konsumuar çdo vepër penale”, gazetari: I privatizoi dhe ua fali 4 HEC-et njerëzve pranë tij

“Berisha ka konsumuar çdo vepër penale”, gazetari: I privatizoi dhe ua fali 4 HEC-et njerëzve pranë tij

March 10, 2026
Trafikuan armë nga Mali i Zi dhe do i shisnin në “Fresk”, dy të arrestuar! Pamjet e operacionit

Trafikuan armë nga Mali i Zi dhe do i shisnin në “Fresk”, dy të arrestuar! Pamjet e operacionit

March 10, 2026
Ç’të bëj me paratë e mia?

Salianji si shembull për Lapajn

March 10, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

Si do votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PD humb edhe vendin e dytë. PS kryeson

March 10, 2026
“Osmani, e vetmja që ka fuqinë t’i marrë vota Vetëvendosjes dhe t’i çojë te shtrati i LDK”

“Osmani, e vetmja që ka fuqinë t’i marrë vota Vetëvendosjes dhe t’i çojë te shtrati i LDK”

March 10, 2026
Takim me Kallas e Kos, zbardhet agjenda dyditore e ministrit Hoxha në Bruksel

Takim me Kallas e Kos, zbardhet agjenda dyditore e ministrit Hoxha në Bruksel

March 10, 2026
Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In