• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“‘E bukura’ dhe ‘bisha’, Rudina dhe djali shkodran!”

by Agron Gjekmarkaj
26/09/2019 22:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një përpjekje e madhe vihet re nga instrumentet e propagandës qeveritare për ti bere një portret djalit shkodran që reagoi ndaj deputetes Hajdari sot në Shkodër!

Nëse e romnizojmë pak tentativa është që në një anë të vihet e “bukura” e në tjetrën “bisha” në ditën e parë të takimit të tyre! Por nuk është kështu! Në këndvështrimin e xhentileses mund të duket një rrëshqitje po në kuptimin e etikes politike e të sinqeritetit njerëzor. Djaloshi shkodran ka thënë atë që shumëkush e mendon ! Duken të stisura e besoj janë të tilla këto takime neper shkolla, kjo hapësire e vëmendje dhe në fund kori i dhimbjes kur vënia ne skene nuk shkon siç duhet ! Opozita e re është një ves i vjetër shqiptar!

Me Renegat kemi të bëjmë të cilët u zgjodhën për mbushje topi dhe u shndërruan ne top me barut të lagut kundër opozitës reale! Po përdoren të mjerët me dashjen e tyre e në këmbim do ta kenë një kompensim nga pushteti! Por nuk kanë asnjë tagër me be moral, me predikua Shqipërinë pa vese , atë të së nesërmes kur ata janë vetë vesi! Shqipërinë e dijes kur janë padija! Shqipërinë e meritës kur ata janë aty pa asnjë merite por thjeshte si kalkukim! Ata kanë bërë një zgjedhje të tradhtojnë kauzën opozitare dhe të konvertohen ne fasade të Edi Rames!

Po i shërbejnë me zell e përvujtni Kryeministrit! Në të drejtën e tyre njerëzorë janë por edhe djali shkodran ka të drejtë që turpit ti veje emrin turp! Ai ka të drejte të kërkoje trajektoren e votës se vet! E vërteta do pohuar deri në bezdi , ata nuk i çoi në parlament Edi Rama! Këtu Rama si ka faj opozitës ! Po ja kthen me miellin e vet , bukën ne tavolinën mediatike! Po kjo është teme tjetër!  Rudina Hajdari pas historisë që ka konsumuar muajt e fundit duke shkuar ne Shkodër i jep forme e përmbajtje një provokimi cinik!

Në atë qytet kualicioni parlamentar ku bën pjese edhe opozita e re mori 6% ! Qyteti e ka pranuar zgjedhjen qe opozita  reale ka bere dhe e ka mbështetur! Nuk e di ne ka qene spontan apo i menduar reagimi i të riut ndaj deputetes, por në të dyja rastet ai ka pohuar një të vërtete e cila ne dy skajet e saj ka babë e bijë! Janë shume ata që e mendojnë po vetëm një ja tha shkoqur në sy!

Tani Djaloshi po paguan çmimin e linçimit mediatik, po merr epitete pa fund po tani e vërteta ka çmim kudo e jo më në vatanin tonë ky asaj përpiqet ti japë forme me artizanet e saj në çdo rast qeveria!  Djaloshi nuk ishte “bisha” e as Rudina e “bukura” por “i tradhtuari” që pyet pse dhe “tradhtarja” qe shpjegon  psenë e vet! Ai dialog na bën të kuptojmë se hipotekimi i besimit është me e vështira sipërmarrje! Sa kurajo duhet ti besosh një politikani shqiptar! Ti besosh dikujt që merr votat e opozitës dhe i shërben pushtetit!!! Opozita e re është thelbi i vërtete i politike shqiptare!

Next Post
Lubonja: Basha e Kryemadhi rrezikohen nga regjimi i Ramës

Real Story/Lubonja:“Azem Hajdari ishte një nga ata të fortët në PD”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In