E bujshme/ Ndahen Jay Z dhe Beyonce, gati njoftimi zyrtar
Çifti më më i famshëm në botë i muzikës amerikane, po i thotë “lamtumirë njëri-tjetrit”. Shtypi i Los Anxhelosit ka përhapur këto orë lajmin se dy yjet janë në prag të ndarjes. Shkaku, sipas tyre, janë tradhëtitë e përsëritura të Jay Z. Të cilat po e lodhin këngëtaren, sipas revistës “In Touch”, apo sajtit të njohur Hollyëoodlife.com.
Këto dhe media të tjera raportojnë se Beoynce ndodhet tani përballë vendimit të madh, për të braktisur një martesë e cila ka vetëm pamjen e një bashkimi të lumtur, por që në fakt nuk është e tillë prej kohësh. Në këtë mënyrë, raportojnë mediat, pritet së afërmi njoftimi i stafit të saj për divorcin nga i shoqi. Është “çeshtje ditësh”, njoftojnë ato.










