Kompania Microsoft ka njoftuar këtë të enjte se po bashkohet me ofruesin e patologjisë dixhitale “Paige” për të ndërtuar modelin më të madh në botë të inteligjencës artificiale të bazuar në imazhe, me qëllim identifikimin e kancerit.
Modeli i Inteligjencës Artificiale është duke u trajnuar mbi një sasi të paprecedentë të të dhënave që përfshin miliarda imazhe.
AI mund të identifikojë si llojet e zakonshme të kancerit ashtu si dhe ato më të rrallat që janë jashtëzakonisht të vështira për t’u diagnostikuar.
Studiuesit shpresojnë se përfundimisht kjo risi do të ndihmojë mjekët që po luftojnë të përballen me mungesat e personelit dhe numrin në rritje të rasteve të sëmundjeve.
/a.d