• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E bija e gjuhëtarit dorëzon portretin me cigare që Lasgushi i bëri Çabejt

by Java News
07/08/2017 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 109 vjetorin e lindjes së gjuhëtarit dhe albanologut Eqrem Çabej, e bija e tij Brikena, ka publikuar një dhuratë të panjohur më pare, që Lasgush Poradeci ia kishte bërë mikut të tij Çabej, më 1924-trën. Është një vizatim, ku Çabej shfaqet I ri, me flokët e shkurtra të hedhura lart, dhe një cigare në duar.

Ky vizatim I gjetur në arkivin e familjes Poradeci, I është dhuruar së bijës së Çabejt pikërisht në këtë përvjetor të 109-të. “Më 6 gusht të vitit 1908, si sot e 109 vjet me parë, lindi Eqrem Çabej. Në përkujtim të kësaj dite po ndaj me ju nje grimë të bukur jete rinore: portret i Eqrem Çabejt nga Lasgush Poradeci.

Falemnderit Marie Poradeci për këtë surprizë të bukur!”, shkruan Brikena, bri vizatimit që është pritur me kureshtje nga publiku. Eshtë e njohur miqësia mes Lasgushit dhe Çabejt sidomos gjatë studimeve që të dy bënë në Graz të Austrisë,ku miqësia mes tyre u forcua më shumë.

Lasgushi ishte gati 10 vjet më i madh në moshë se Çabej dhe ka qenë si duket edhe një udhëheqës shpirtëror i tij në këto vite rinie. Personaliteti i veçantë i poetit bëri për vete edhe familjen e Çabejt të ri, ku ai hynte e dilte si i shtëpisë. Janë treguar gjithnjë me humor e simpati nga pjesëtarët e familjes bisedat me Lasgushin kur shkonte atje për vizitë e për të pirë kafe.

Kjo miqësi rinie zgjati 60 vjet, deri kur u shua Çabej, në vitin 1980. Është I njohur dhe një shkrim i Çabejt mbi poezinë e Lasgush Poradecit ku ndër të tjera shkruan se :” Lasgush Poradeci na hap portën e një jetë të re në poezinë shqiptare; një frisson neuf, siç pat thënë Victor Hugoi për vjershat e Baudelaireit, lind e rritet në lëmën e këngës shqiptare, një stil i ri, të cilin do ta kërkosh më kot ndër poetët e tjerë shqiptarë, po më kot dhe ndër shkrimtarët e huaj nga shkaku i origjinalitetit që e shquan këtë poet djalosh.

Këtu ndjenja e mendime që nuk kish guxuar e s’kish arritur kurrkush ndër shqiptarët e pendës t’i shfaqte, këtu një stil i munduar, i cili ndryshon nga shkrimi i një Naimi a Fishte si, bie fjala, një pjesë beethoveniane nga një mozartiane. Ky, pra, është stili modern, stil’i Lasgush Poradecit.

Ç’e ndryshon nga të parët, është thellësia… Ay është vjershëtori më i thellë që ka shkruar në shqipet: në qoftë se kjo nuk është vënë ré gjer tani, shkaku është se më të shumët nuk e kuptojnë poezin’ e tij, e cila me fjalë e mënyra foljesh fare të thjeshta, e shumë popullore, arrin të koncentrohet aq sa mundet të nxjerrë në dritë mendimet me të thella, ndjenjat më labirintike, idetë më të larta.

Dhe po të këndohet Lasgushi me dashuri, do të vërtetohet thellësia e tij e pashoqe, në mos sot, nga brezat që do të vijnë. (b.an)

Next Post
Modelja 20-vjeçare rrëmbehet dhe shitet si skllave seksi

Modelja 20-vjeçare rrëmbehet dhe shitet si skllave seksi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Karremi i Putinit për Trump-in

ZYRTARE/ Nënshkruan me skuadrën e…Ed Sheeran, Anis Mehmeti qëndron në Championship

January 23, 2026
Tronditëse/ Dyshohet se ka jetuar për 20 vjet në kushte çnjerëzore, 80-vjeçari gjendet i vetëm në një bodrum

Tronditëse/ Dyshohet se ka jetuar për 20 vjet në kushte çnjerëzore, 80-vjeçari gjendet i vetëm në një bodrum

January 23, 2026
“Më kërcënuan me jetën e fëmijëve”, Iris Luarasi vjen me mesazhin e fortë

“Më kërcënuan me jetën e fëmijëve”, Iris Luarasi vjen me mesazhin e fortë

January 23, 2026
Lamtumirë djalit qytetar, fisnik dhe simpatik, basketbollistit të Tiranës së artë të viteve ’70–’80, Piro Koleka

Lamtumirë djalit qytetar, fisnik dhe simpatik, basketbollistit të Tiranës së artë të viteve ’70–’80, Piro Koleka

January 23, 2026
Dënimi në Greqi?/ Ja shkresa e Irena Gjokës drejtuar KLGJ-së: Nuk u informova për gjyqin në 2005. Vendimi, jo i formës së prerë!

Dënimi në Greqi?/ Ja shkresa e Irena Gjokës drejtuar KLGJ-së: Nuk u informova për gjyqin në 2005. Vendimi, jo i formës së prerë!

January 23, 2026
Shqipëria dënon dhunën ndaj protestuesve në Iran! Ambasadorja në OKB: Shkelje e hapur e të drejtës ndërkombëtare!

Shqipëria dënon dhunën ndaj protestuesve në Iran! Ambasadorja në OKB: Shkelje e hapur e të drejtës ndërkombëtare!

January 23, 2026
Nesër protesta e PD/ Policia e Tiranës plan masash, këto janë akset që do të bllokohen

Nesër protesta e PD/ Policia e Tiranës plan masash, këto janë akset që do të bllokohen

January 23, 2026
Pafuqia politike e Sali Berishës

Pafuqia politike e Sali Berishës

January 23, 2026
Karremi i Putinit për Trump-in

Karremi i Putinit për Trump-in

January 23, 2026
Trafikonin drogë nga Shqipëria në Itali/ Goditet banda kriminale, arrestohen 9 persona

Trafikonin drogë nga Shqipëria në Itali/ Goditet banda kriminale, arrestohen 9 persona

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In