Mbretëresha Maxima dhe Mbreti Willem-Alexander i Holandës janë fotografuar në Nju Jork duke bërë pazar, por vështirë se nga fotot mund të dallohet rangu i tyre.
Çifti mbretëror, me veshjet e tyre të thjeshta, shumë mirë mund të ngatërrohej me dy turistë të zakonshëm, të cilët hynin e dilnin nëpër dyqane.
Willem-Alexander dhe Maxima ishin në Nju Jork për një takim me Sekretarin e Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
g.kosovari