• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 15, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E BËRE TËNDEN, E VURE QAFËN MBI KËRCU!

by Pëllumb Kulla
22/04/2016 11:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pëllumb Kulla

Sot është një ditë historike për testimin e demokracisë shqiptare.
Një takim i paracaditëve në dhomën ovale të Obamës do ta sillte pa tjetër këtë seancë parlamentare, dhe këtë test historiK.
Përse, more lumëmadhi Sali, e bëre këtë provokim të shkallës më të lartë, fare?! Tani i ke turbulluar aq shumë shqetësimet sa nuk ta pret mendja. Dhe nuk janë njerëzit e tu të afërt që shqetësohen. Kokëçarjen më të madhe ua ke sjellë atyre që e shohin se ti je pjekur për arrest dhe nuk të arrestojnë dot.
Edhe shqiptari më i humbur e di se ti mund të ishe arrestuar me dhjetra herë më parë, por jo me motivacion kaq lakuriq sa këtë herë, kur i bëre thirrje popullit të rrëmbejë armët sa që “qeveria të mos gjejë vrimë ku të futet”. Po të ishe vërtet një ithtar i ligjeve të vendit tend pas një stazhi të gjatë si president, kryeministër, deputet dhe bodigard mjekësor i anëtarëve të Byrosë Politike, pas atij fjalimi ti duhet të urdhëroje vetë shoferin tënd të të merrte nga kryefoltorja, të të shpinte drejt e në burg e të të linte atje.
Se mesa duket kjo do të jetë e vetmja rrugë që të burgosesh ti.
Por ti i gëlltite jargët e thirrjes së madhe dhe pa kërkuar ndjesë, more prapë mikrofonin me dëshirë riparuese dhe për të kushedisatën herë fole për revolucion paqësor demokratik! Mirë, more xha Sali, po kur është paqësor përse i duhen revolucionit armët?! Apo ti e kishe fjalën për armatosje me armë pa fishekë? Epo duhet ta theksoje, se ne mezi të kuptojmë, pale të të nënkuptojmë! Pastaj që të sulet qeveria të kërkojë vrimën e miut, ku i trembet ajo armëve pa fishekë! Në tërë historinë e luftrave njerëzit fishekëve u janë trembur, jo armëve!
Ah, more bablok! Harrove ti, po nuk harrojnë ata që të shijojnë gojëtarinë: thirrja jote, ajo e madhja, ishte “i bëj thirrje popullit të rrëmbejë armët!” Nuk ishte “I bëj thirrje parlamentit për të sjellë një ligj që populli të armatoset!” Dhe e tëra kjo për një revolucjonin paqësor demokratik! Terminologji me të cilën na i ke zgjuar disa herë endjet e fantazisë.
Dhe demokratik, dhe revolucion!
Menjëherë të lind dëshira për zhvillimin e togfjalëshave paralelë që njerëzit e tu t’i kenë gati për marrjen e pushtetit, e me dëshirën që mekanizmat e votimeve të dalin nga qarkullimi. Ç’ti duam ato yçkëla arkaike të stërzgjatura? Veprimet e mëtejshme të jenë të rrufeshme dhe mund të quhen “terror i mirëkuptuar” ose “gjakderdhje demokratike”, ose “masakër konsensuale”, ose “kasaphanë paqësore”, apo “mitralim parlamentar” dhe bile deri “bombardim dashamirës!” Mund të zhvillojnë thirrje për një “zjarrvënie patriotike”, e pse jo edhe për “krime humanitare” – ca martesa gjuhësore leninisto-kristiane, që vetëm ti munde të na i sjellësh në pragjet e veshëve tanë. Dhe bën kujdes që kurrë të
Po dita e sotme, o Sali, është historike edhe për një arsye tjetër. Ti sot përfundimisht do të shpëtosh nga zjarret e urrejtjes dhe shtrëngatat e mallkimeve popullore që të kanë ndjekur deri sot. Ti do të pushosh së merituari ato. Pas kësaj thirrjes tënde për këtë kasaphanën e re paqësore, mallkimet duhet të kenë drejtimin e saktë.
Ti e bëre tënden! Ti nuk do t’i kesh më asnjë borxh burgut dhe drejtësisë.
Ua vure qafën tënde mbi kërcu!

Next Post

Hapet konkursi në Britani: Kush shan më mirë Presidentin Erdogan fiton 1 mijë sterlina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In