Një i dyshuar, mashkull, është arrestuar pasi që ka goditur me shkop druri vëllain e tij në Kaçanik. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.
Sipas njësitit policorë të Kosovës, incidenti, në mes të dy vëllezërve ka ndodhur për çështje pronësore.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zeri/









