• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E ardhmja është vetëm INFORMACIONI

by Ilir Beqaj
24/04/2020 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Beqaj

Po bëhen 4 muaj që e gjithë bota është e mbërthyer nën ankthin, panikun, pasigurinë dhe paditurinë në përballjen me pandeminë më të madhe të kohëve moderne të shkaktuar kësaj radhe nga sëmundja COVID – 19.

Është shpejt për të bërë bilance, pse, sa, si, kush më mirë e kush më keq, kush më shpejt e kush më ngadalë. Do të normalizohemi kur të jemi prekur 60 -70 % të gjithëve prej nesh.

Përsa më sipër duket se të gjithë jemi njësoj. Por, në këta 4 muaj dëmet janë të ndryshme. Qoftë të drejtpërdrejta, qoftë të tërthorta.

Pse? Çfarë duhet të ketë ndodhur që pasojat janë kaq të larmishme?

Le të shohim disa zona të Europës që janë toponime gjeopolitike, Beneluks, Nordik, Vishegrad, Baltik. Do të analizojmë këto zona, si dhe vendet brenda çdo zone. Analiza përqëndrohet vetëm në tre tregues, raste pozitive për 1 milion banorë, vdekje për 1 milion banorë dhe Case Fatality Rate. Siç edhe do të shihni ilustrimet grafike, zonat janë të ndryshme nga njëra tjetrat, por edhe brenda të njëjtës zonë vendet janë të ndryshme.

Beneluks (Hollandë, Belgjikë, Luksemburg)

Nordik (Suedi, Norvegji, Danimarkë)

Një tërheqje vëmendje këtu. Shihni si është Suedia krahasuar me vendet fqinjë të saj dhe gjykoni vetë për qasjen liberale të qeverisë suedeze.

Vishegrad (Çeki, Hungari, Poloni, Sllovaki)

Baltik (Estoni, Lituani, Letoni)

Eksperienca e këtyre katër muajve ka një të vërtetë të përbashkët e cila mesa duket do të jetë universale (enkas janë përfshirë në analizën ilustruese 14 vende).

Metrika aktuale e vlerësimit krahasimor të sistemeve të kujdesit shëndetësor, të përparësive apo dobësive të modeleve të ndryshme, të parakushteve pozitive apo negative, nuk na vlejtën këtë herë.

As GDP për banor, as shpenzimet e shëndetësisë ndaj GDP, as modeli i financimit, as demografia, as trashëgimia imunologjike, as profili epidemiologjik, as centralizimi dhe as deceantralizimi, as privat e as publik, as i detyrueshëm e as vullnetar, as shtretër për mijë banorë, as respiratorë për mijë banorë, as sa teste bëmë apo nuk bëmë, as mjekë për mijë banorë, as infermierë për mijë banorë, as mjekësia në territor dhe as ekselenca në spitale.

Duket sheshit që kështu nuk shkon. Këtu duhet të shtrydhim mendjen se pse nuk na mjafton kjo metrikë. Dhe ndërtimi i metrikës së re nuk duhet të jetë qëllim në vetvehte. Këtu mund të kuptojmë se çfarë duhet të ndryshojmë.

Megjithatë në katër muaj ata që kanë bërë më mirë se të tjerët kanë dicka të përbashkët. Kanë përdorur më me efektivitet të dhënat. Por edhe në një mënyre të re.

Në kontekstin klasik, sidomos në shëndetësi, deri më tani të dhënat i kemi përdorur për statistikë. Si pjesë të qasjes tashmë së vjetëruar të trajtimit të sëmundjes. Këtë herë u dhanë sinjalet e para të përdorimit të të dhënave për të ruajtur shëndetin, për të parandaluar apo diagnostikuar sa më hershëm. Qoftë në mënyrë individuale si në Singapor duke gjurmuar çdo individ,  qoftë në mënyrë makro si në Islandë duke zbuluar nga të dhënat e marra nga 10 % e popullsisë së vendit se janë 48 mutacione të SARS- CoV-2 dhe se gjysma e njerëzve e bartin virusin pa shfaqur simptoma.

Nëse mund të shprehem ndryshe, kësaj here u kalua nga statistika në data science. Edhe falë fuqisë të kompjuterave super të shpejtë, internetit me bazë të gjerë dhe disponimit të smartphonëve nga shumica dërmuese e popullsisë.

Po bëhet gjithnjë e më evidente se ardhmja do të jetë më shumë dhe kryesisht INFORMACION. Edhe sasior, edhe cilësor.

Next Post
“Mjaft-i mi prishi të gjitha planet që kisha në jetë, tani më prishi dhe shkollën”/ Batuta e Nanos me Veliajn pas shembjes së “Sami Frashërit”

"Mjaft-i mi prishi të gjitha planet që kisha në jetë, tani më prishi dhe shkollën"/ Batuta e Nanos me Veliajn pas shembjes së “Sami Frashërit”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In