• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

E ardhmja e kriptomonedhave mund të jetë si ajo e dinarit irakian për të shtirë në dorë pasuritë përrallore të Sadam Hysein

by A R
13/01/2023 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dinari irakian ishte shumë përpara kohës së tij. Shumë vite përpara se të shpikej Bitcoin, tregtarët amerikanë u joshën nga narrativa ekonomike e bërë virale, sipas së cilës monedha irakiane ishte një biletë për të shtënë në dorë pasuritë përrallore të Sadam Huseinit pas rrëzimit të këtij të fundit nga pushteti.

Ekonomistët dhe entet rregullatore, i paralajmëruan se ky ishte një bast i rrezikshëm. Gjithsesi lojtarët në treg paguan tarifa të larta për të zotëruar një monedhë jolikuide, por për të cilën disa menduan se mund të bëhej më e vlefshmja në botë. Në fakt ajo u zhvlerësua me 20 për qind vetëm gjatë vitit 2020.

Dinari është sërish në mendjen e ekonomistëve, teksa tregu i kriptomonedhave po përjeton pasojat e kolapsit më të fundit, me 2 trilion dollarë vlerë të zhdukur nga një treg kaotik plot me mashtrime, vjedhje dhe kolapse të profilit të kompanive të profilit të lartë si FTX dhe BlockFi.

Paralelet nuk kanë të bëjnë vetëm me spekulimet tipike në këtë fushë, por me zhvillimin historik të dinarit si një mjet shkëmbimi. Ndërsa optimistët si investitori Bill Ekman besojnë se kriptomonedhat do të rikthehen fuqishëm në rast se vjen rasti i duhur i përdorimit teknologjik, përvoja e Irakut sugjeron se mbijetesa e çdo lloj forme paraje, varet më shumë nga besimi tek institucionet që e mbështesin atë.

Në vitet 1990, pas Luftës së Parë të Gjirit, kishte në fakt 2 Irak–ë:Një në jug i kontrolluar nga Sadami, dhe një tjetër veri që ishte në thelb një protektorat kurd i mbështetur nga një zonë e ndalim-fluturimit. Për pasojë, dinari u degëzua në dy shtigje. Në jug, Sadami filloi shtypjen e parave për të mbështetur një ekonomi që po përballej me sanksionet ndërkombëtare. Kartëmonedhat e reja që mbanin imazhin e tij, të quajtura “Sadam” ose dinarë, u prodhuan në vend me standarde shumë të dobëta. Inflacioni u rrit 250 për qind gjatë viteve 1991-1995, teksa u rrit oferta e parasë në qarkullim, vuri në dukje ish-kreu i Bankës së Anglisë, MervinKing në një fjalim të vitit 2004 .

Në veri, ku dinari i ri nuk qarkullonte, dhe ku paratë e bankave nuk u shpronësuan nga regjimi i Sadamit, vazhdoi të përdorej dinari i vjetër “zviceran” (quhej kështu sepse shtypej në lastra të prodhuara në Zvicër). Kjo gjë zgjati deri në rënien e Sadamit nga pushteti, pavarësisht se nuk kishte asnjë bankë qendrore apo qeveri që i jepte vlerë.

Pasja e dy monedhave në të njëjtin vend ishte padyshim një zhvillim befasues. Fakti që “dinari zviceran” vazhdoi të qarkullojë dhe madje u rrit në vlerë krahasuar me simotrën e tij, nuk është edhe aq i jashtëzakonshëm, duke pasur parasysh shkallën e keq–menaxhimit të monedhës që po ndodhte në jug.

Por “dinari zviceran” nuk u rrit në vlerë vetëm kundrejt dinarit tjetër. Ai u rrit ndjeshëm edhe përkundrejt dollarit amerikan, duke u vlerësuar nga 18 dinarë për 1 dollar në vitin 2002, në 6 dinarë për dollar në kohën kur Bagdadi ra në duart e ushtrisë amerikane në vitin 2003.

Kjo gjë sugjeron se po vlerësoheshin 2 dukuritë e thella politike:Që pas luftës ndarja veri-jug do të bëhej më e qëndrueshme, dhe që vlera e “dinarit zviceran” do të mbrohej nga institucione të reja të besueshme edhe pas ndryshimit të regjimit.

“Pra, vlera e dinarit zviceran kishte të bënte gjithçka me politikën dhe aspak me politikat ekonomike të qeverisë që e lëshonte atë, sepse nuk ekzistonte një qeveri e tillë”- tha King. Rëndësia që kanë kriptomonedhat, bazohet tek besimi se vlera e tyre afatgjatë mund të varet nga ekzistenca e institucioneve të besueshme, diçka që këtij sektori po i i mungon gjithnjë e më shumë.

Mundësitë teknologjike që përmenden shpesh, të ofruara nga monedhat virtuale – paratë e programueshme, kontratat inteligjente , transferimi i menjëhershëm i vlerës përmes monedhave të qëndrueshme – mund të jenë vetëm një “grusht pluhur”sa i përket adoptimit masiv jo-spekulativ, pa mbështetjen e emetuesve dhe platformave që kanë legjitimitet dhe të cilat ekzistojnë jashtë rrethit të mbyllur të kriptomonedhave.

Nga ana tjetër kjo mund të kërkojë një vulë të jashtme miratimi nga qeveritë dhe bankat qendrore, të cilat kriptomonedhat synojnë t’i nxjerrin jashtë loje. Nëse kriptomonedha nuk do të bëjë më shumë sesa t’u shërbejë interesave të veçanta të entuziastëve të monedhave dixhitale, asaj mund t’i duhet të mbështetet në llojin e eksperimenteve që po kryhen aktualisht JPMorgan Chase & Co. apo edhe nga Bankat Qendrore për të emetuar euro osedollarë dixhitalë.

Ideja e fundit ka shkaktuar shumë kritika. Disa prej tyre janë të justifikuara, por ajo po josh shumëkënd pa nxitur skemat e pasurimit të shpejtë. Sigurisht, adhuruesit e kriptomonedhavemund të japin një shpjegim të ndryshëm për zhvillimin e “dinarit zviceran”. Monedha ishte relativisht superiore ë aspektin teknologjik, pasi ishte më e vështirë për t’u falsifikuar sesa simotra e saj me cilësi të dobët.

Dhe mbështetësit e sotëm të Bitcoin, mund të thonë se ajo që e bëri dinarin zviceran të vlefshëm ishte zhvillimi i tij jashtë kontrollit shtetëror të Sadamit. Ndërkohë, teksa tregtarët dhe startup-et po përpiqen të sajojnë përgjigjet e tyre për deficitin e besimit ndaj kriptomonedhave, ka një nxitje për një vetë–rregullim dhe për t’i mbajtur larg autoritetet qeveritare.

Por ka shumë pak gjasa që fjala e një kompanie apo auditori off–shore, ta bëjë kriptomonedhën të besueshme, sidomos pas falimentimit të një gjigati në këtë sektori si FTX. Dështimi kolektiv për të pasur kujdesin e duhur edhe nga investitorët institucionalë të sofistikuar në këtë hapësirë, është ndoshta edhe më i turpshëm sesa mashtrimet me dinarët irakianë drejtuar konsumatorëve që nuk dyshojnë për asgjë.

Nëse ka një leksion që duhet nxjerrë nga Iraku, ai është se besueshmëria është më e rëndësishme se teknologjia. Dishepujt e kriptomonedhës vazhdojnë të dështojnë, pikërisht sepse nuk e përvetësojnë këtë mësim.

/a.r

Next Post
Sondazhi/ Shqiptarët s’janë pjesë e asnjë organizate të shoqërisë civile, ja shifrat tronditëse. Po paratë që…?!

Sondazhi/ Shqiptarët s’janë pjesë e asnjë organizate të shoqërisë civile, ja shifrat tronditëse. Po paratë që...?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

December 28, 2025
Bisedimet për paqen/ Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, shtrëngon duart me Trump!

Bisedimet për paqen/ Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, shtrëngon duart me Trump!

December 28, 2025
Banorët me bidonë në teatrin “Petro Marko”, ndërpresin shfaqjen dhe protestojnë: Duam ujë! Poshtë qeveria!

Banorët me bidonë në teatrin “Petro Marko”, ndërpresin shfaqjen dhe protestojnë: Duam ujë! Poshtë qeveria!

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com