Deputeti socialist, Vladimir Kosta, ka kallzuar në Prokurori biznesmenin Kostandin Gjata. Ky i fundit reagoi në media duke thënë se Kosta i ka kërkuar 53 milionë lekë rryshfet për ndërtimin e një ure.
Akuzat e Gjatës erdhën pas letrës me akuza dhe kritika që deputeti i PS i dërgoi kryeministrit Rama.
Fill pas letrës së tij, edhe kreu i OSHEE Ardian Çela, iu kundërpërgjigj Kostës duke thënë se deputeti i ka kërkuar të fitojë tendera në rrugë të paligjshme.