• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gjyqi, e aksidentuara e Himarës dëmshpërblehet me 41 mln lekë

by Java News
26/07/2015 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eriselda Gubere, që u lëndua rëndë në maj të vitit 2012, fiton dëmshpërblimin pas betejës së gjatë ligjore me një kompani sigurimesh. Lajmi raportohet nga Gazeta Shqip sipas së cilës një nga studentet e aksidentuara në tragjedinë e Himarës në muajin maj të vitit 2012 në Himarë, ka fituar 41 milionë lekë (të vjetra) dëmshpërblim, si pasojë e plagosjes.

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Eriselda Guberes dhe familjes së saj, pas një beteje të gjatë ligjore me një kompani sigurimesh. Sipas vendimit të gjykatës, që disponohet nga Shqip, thuhet se gjatë shqyrtimit gjyqësor rezultoi se më datë 21 maj 2012, rreth orës 15:50, në vendin e quajtur “Qafa e Vishës”, pa arritur ende në Himarë, autobusi tip “Benz 303”, me targë EL 2274B, i drejtuar nga Pëllumb Çela, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë, në një lartësi prej 80 metra.

Në këtë aksident kanë vdekur menjëherë për shkak të dëmtimeve nga shoku traumatik hemorragjik drejtuesi i mjetit Pëllumb Çela, si dhe 12 persona të tjerë.

Ndërkohë, Eriselda Gubere ka mbetur e plagosur rëndë. Eriselda ka pësuar dëmtime të shkaktuara me mjete mbrehtëse, karakteristikë për aksidentet automobilistike, të kategorizuara si të rrezikshme për jetën në çastin e shkaktimit. Sipas ekspertimit autoteknik, rezulton se mekanizmi i ngjarjes është humbja e kontrollit në drejtimin e mjetit si rezultat i mosrregullimit të shpejtësisë.

“Shqip” shkruan se Prokuroria e Vlorës në përfundim të analizës të provave, ka vendosur pushimin e hetimeve, për shkak se hetimet që kanë filluar nuk mund të vazhdonin për shkak se personi i dyshuar si autor i veprës penale ka vdekur.

Sipas gjykatës, kompania e sigurimeve ka vendosur, miratimin e shpërblimit të dëmit shëndetësor me paaftësi të pjesshme të përhershme në shumën e miratuar 2.537.400 lekë plus shpenzimet spitalore të kryera në Austri. Gjykata thotë se për sa i përket masës së dëmit të shkaktuar Eriseldës, në këndvështrimin e përcaktimit të saktë në përqindje, të masës së humbjes së aftësisë së përhershme apo të përkohshme për punë nga ana e gjykatës u procedua me kryerjen e një akti ekspertimi me ekspert. Në bazë të aktit të ekspertimit të datës 11 korrik 2014, nga eksperti Gramoz Ylli, arrihet në përfundimin se Eriselda ka pësuar dëmtime të rënda, të cilat kanë sjellë humbje të aftësisë së përhershme në punë në masën 70%.

Është kontaktuar një tjetër ekspert, që ka bërë një përllogaritje të dëmit, duke marrë për referencë pagën minimale për vitin 2012, në masën 20.000 lekë. Gjatë hetimit gjyqësor rezultoi e provuar se në çastin e ndodhjes së aksidentit dhe sipas aktit të kryer nga eksperti Gramoz Ylli, pala paditëse Eriselda Gubere është konstatuar se para aksidentit nuk ka qenë në marrëdhënie pune.

Gjykata arrin në përfundimin se dëmi moral dhe ekzistencial i shkaktuar palës paditëse Eriselda Gubere nga aksidenti është në masën 700.000 lekë. Përfundimisht, masa e plotë e dëmit pasuror dhe jopasuror të paditëses Eriselda Gubere është në shumën 3.900.669 lekë. Por, kanë përfituar edhe familjarët e saj dhe shuma totale e dëmit pasuror dhe jopasuror që pala e paditur detyrohet të shpërblejë palët paditëse është 3.900.669 lekë +700,000 lekë + 700,000 lekë + 700,000 lekë + 700,000 lekë= 6,700,669 lekë.

Kësaj shume do t’i zbritet shuma e përfituar në vlerën 2.537.400 lekë, me diferencë prej 4,163,269 lekësh. Shoqëria e sigurimeve, sipas gjykatës detyrohet të paguajë dhe interesin e pagueshëm për çdo ditë vonesë, për shkak të vonesës në pagimin e dëmit.

Next Post

FOTO/ Liqeni i Shkodrës mahnit astronautët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Si përgjigjet Blendi Klosi për mungesën e Spiropalit dhe Xhafajt në seancë plenare

Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Si përgjigjet Blendi Klosi për mungesën e Spiropalit dhe Xhafajt në seancë plenare

March 12, 2026
Reagimet e ambasadave për “Ballukun”, Manjani iu sjell në vëmendje rastin “çek” për mashtrimin me fondet e BE

Reagimet e ambasadave për “Ballukun”, Manjani iu sjell në vëmendje rastin “çek” për mashtrimin me fondet e BE

March 12, 2026
Po fotografonte anijet ushtarake, policia greke arreston një polak për spiunazh

Po fotografonte anijet ushtarake, policia greke arreston një polak për spiunazh

March 12, 2026
Festimet për Ditën e Verës/ Bashkia e Tiranës organizon artivitete për të gjitha moshat

Festimet për Ditën e Verës/ Bashkia e Tiranës organizon artivitete për të gjitha moshat

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In