• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dyshonte se gruaja e tradhtonte me kushëririn, vrasja e 42-vjeçarit dhe vdekja e mistershme e saj

by A R
04/07/2018 08:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria kërkon 18 vjet burg për vrasësin e kushëririt të vet, 61 vjeçarit nga Kosova qe tashme eshte ne burg dhe gjykohet nga gjykatës rajonale të St. Galler ne Zvicer. Ai akuzohet për vrasjen e kushëririt të tij në mes te rruges ne vitin 2016, shkruan tagblatt.ch.

skena

Nderkohe gruaja e tij ka gjetur vdekjen pasi ra nga ballkoni, nje rrezim qe sipas familjareve eshte misterioz, por qe policia nuk ka gjetur pova qe te inkriminojne bashkeshortin per kete ngjarje.

Ç’vendosi Prokuroria dhe ç’tha avokati

Dje u mbajt seanca e parë kundër 61 vjeçarit. Ai jeton prej kohësh në rajon dhe ka një familje me katër fëmijë. Prokuroria e dënoi me 18 vjet heqje lirie për shkak të vrasjes.

Drejtësia zvicerane nuk ka gjetur prova që gruaja e tij të ketë pasur lidhje intime me viktimën, ndërsa vrasësi pretendon se kishte blerë mjete teknologjike për të vëzhguar gruan. Ai kishte qenë tepër xheloz, shkruan tagblatt.ch.

Avokati i tij kërkoi një dënim maksimal prej dhjetë deri dymbëdhjetë vjet burg, për shkak se klienti i tij kishte qenë në “gjendje emocionale” gjatë veprimit. Gjykata do e bëjë publike vendimin në ditët e ardhshme.

Rezymeja e ngjarjes sipas “20min”

Haki S. pak përpara orës 5.00 ishte nisur të shkonte në punë. 42 vjeçari vinte shpesh ilegalisht në Zvicër për të punuar. Të njohurit e paraqitnin atë si miqësor dhe të respektueshëm. Kur ai doli nga shtëpia, kushëriri e priti me një armë. Nga një distancë prej 10 ose 20 centimetra 61 vjeçari qëlloi në kokë Hakiun. Pasi tërhiqet pak, ai qëllon edhe njëherë me një plumb tjetër të afërmin e vetë. Kësaj herë Hakiu bie në tokë dhe vdes.

Rrëzimi misterioz nga ballkoni

Sulmuesi i dyshuar më vonë pretendoi se Haki S. kishte pasur marrëdhënie intime me gruan e tij, andaj mori vendimin e rëndë. Por gruaja e tij nuk mund të pyetej për këtë, pasi ajo ishte rrëzuar fatalisht nga ballkoni në Kosovë, ku edhe ndërroi jetë.
Të afërmit dhe miqtë e Haki S. e përshkruajnë këtë pretendim të shpifur.

“Bashkëshortja me Hakiun ishin kushërinj dhe shumë më e vjetër se sa ai,” tha një mik i viktimës. “Kurrë nuk kishin marrëdhënie ata të dy.” Ata pretendojnë se gjithçka ka ndodhur për para.
“Hakiu i kishte besuar kushëririt të tij prej disa vitesh rreth 100 mijë franga,” thotë i afërmi i viktimës. “Pasi ai ishte ilegalisht në Zvicër, nuk mund të hapte konto bankare.”
Në këto kushte i dyshuari për vrasje kishte keqpërdorur paratë e tij, përkundër faktit se gruaja i kishte kërkuar që Hakiut t’i kthehen paratë./a.m.

Next Post
Shpjegimi për dridhjet e çuditshme kur na zë gjumi

Shpjegimi për dridhjet e çuditshme kur na zë gjumi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In