Një 25-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tropojë pasi dyshohet të ketë abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur. Bëhet e ditur se 25-vjeçari, banues në Shënavlash, Durrës është arrestuar pas kallëzimit të bërë nga 16-vjeçarja në polici.
Ajo ka deklaruar se i riu ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.
Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, po vijon punën për verifikimin e plotë të kallëzimit.
/a.r