• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dyshohet si ekzekutori i Jurgen Kurtit, shpallet në kërkim ndërkombëtar

by A R
02/04/2019 08:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur ka kaluar gati një javë nga zbardhja e vrasjes së Jurgen Kurtit dhe identifikimit të personit që qëlloi plot 20 herë në drejtim të tij, policia ka shpallur në kërkim ndërkombëtar Klodjan Banen. Për kapjen dhe arrestimin e 38-vjeçarit nga Patosi, Policia e Shtetit ka kërkuar ndihmën edhe nga homologët e tyre. Burime nga policia bëjnë me dije se në zyrat e Interpolit janë dërguar gjeneralitetet dhe foto të 38-vjeçarit, të cilat janë shpërndarë në të gjitha pikat kufitare të Bashkimit Europian.

Gjithashtu burimet thonë për gazetën “Sot” se po negociohet dhe me familjarët për të treguar vendndodhjen e tij, apo për të mundësuar dorëzimin e 38-vjeçarit. Nga burime policore mësohet se Klodjan Bane, sipas sistemit TIMS nuk rezulton ta ketë kaluar kufirin. Por grupi hetimor ka dyshime se 38-vjeçari është larguar nga vendi ynë me identitet të rremë, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë kaluar kufirin ilegalisht nga kufiri i gjelbër. Emri i Klodjan Banes u zbulua për herë të parë gjatë dhënies së dëshmisë në polici, nga Olsi Qalliaj, në pronësi të të cilit ishte automjeti tip “Benz”, që u përdor nga autorët e dyshuar të vrasjes së 26-vjeçarit, Jurgen Kurti. I pari që ra në gjurmë e grupit hetimor për vrasjen e Jurgen Kurtit ishte Elsi Levendi.

21-vjeçari ruante lëvizjet e viktimës, duke njoftuar edhe anëtarët e tjerë të grupit. Sipas provave të siguruara nga grupi hetimor, Leventi, Qalliaj dhe Berberi dyshohet ta kenë ndihmuar Klodjan Banen me makinë, me gjetjen e armës dhe me gjurmimin e Jurgen Kurtit prej dy javësh.

Dinamika e ngjarjes sipas prokurorisë

Jurgen Kurti u ekzekutua në një pritë pranë banesës së tij mbrëmjen e 18 marsit, në rrugën ‘Zef Jubani’ në Tiranë. Për këtë ngjarje janë në pranga 3 persona, ndërsa një i katërt që dyshohet se është autori i vrasjes i identifikuar si Klodian Bane por që mban edhe mbiemrin Buxhaku, është në kërkim nga Policia.

Aktualisht Policia ka bërë të mundur zbardhjen e dinamikës së ngjarjes se si kanë lëvizur autori dhe bashkëpunëtorët si edhe komunikimet e fundit që ata kanë pasur me njëri-tjetrin para kryerjes së vrasjes. Provat më të forta që i lidhin ata me ngjarjen janë pamjet e kamerave të sigurisë si edhe disa mesazhe telefonike të shkëmbyera me njëri-tjetrin, që lidhin të arrestuarit, Olsi Qalliaj, Elsi Levendi dhe Alesio Berberi si dhe të shumëkërkuarin Klodian Bane (Buxhaku). Për vrasjen autorët kanë përdorur një makinë “Benz C Class”, ngjyrë gri, e cila u vu në ndjekje menjëherë nga hetuesit. Kamerat e sigurisë kanë shquar se makina kishte një antenë në pjesën qendrore të xhamit të pasme, dhe kur frenonte, drita e frenës te pjesa e bagazhit nuk ndizej e plotë.

Automjeti është dalluar për herë të parë në orën 20.00, ndërsa hyn kundravajtje në vendin ku pikërisht dy orë më pas u vra Jurgen Kurti. Gjatë kësaj periudhe kohore, makina ka bërë tre xhiro në vendngjarje. Makina ishte në pronësi të Klodian Banes. Ky i fundit ka dalë disa herë dhe ka fotografuar shkallët e pallatit ku banonte Jurgen Kurti. Ndërkohë Elsi Levendi dallohet teksa vjen nga posta dhe ulet në kafen ngjitur me hyrjen e palestrës nga ku do të dilte më pas Jurgen Kurti. Vetëm katër orë para se të ndodhte krimi, Levendi kishte marrë porosi me mesazh nga Klodian Bane që të mbante nën vëzhgim Jurgen Kurtin. “Kalo pak tek lagjja mbrapa postës dhe shiko Jurgen Kurtin. Më thuaj nëse e sheh këtë person”. Përpara policisë Levendi ka mohuar ta njihte Kurtin, ndërsa ka marrë një mesazh tjetër “vetëm rri aty, nëse e shikon më njofto”.

Në momentin kur Jurgen Kurti ka dalë nga palestra, Levendi i shkruan sërish Klodian Banes: “Doli një person, por nuk jam i sigurt nëse është Jurgen Kurti”. “Është një djalë i gjatë, i bëshëm”, i përgjigjet Bane me një tjetër mesazh. Të gjitha momentet kur Levendi dhe Bane shkëmbejnë mesazhet janë fiksuar nga kamerat e sigurisë. Vetëm pak më pas ndodhi vrasja e cila po ashtu është fiksuar nga pamjet e kameras së sigurisë. Në pamje dallohet një person i cili del nga makina dhe pasi merr diçka në dorë, kryen veprime të njëjta me ato të qitjes me armë. Benzi më pas lokalizohet drejt ish-lokal Shushicës dhe më tej në Kopshtin Zoologjik. Ndërsa Levendi del para postës dhe merr një taksi duke u nisur drejtb digës së Liqenit, ku ndalon për të blerë një paketë cigare. Pasi rikthehet në makinë, Levendi shfaqet më vonë pranë Liqenit të Thatë ku ngjitet në mjetin Benz me të cilin u krye vrasja.

Në këtë moment mbërrin edhe mjeti tip Audi ku udhëton Olsi Qalliaj, edhe ky i kapur nga kamerat e sigurisë në vendngjarje. Pas këtij momenti, njëri nga të rinjtë, drejtohet me një qese drejt liqenit të Thatë, ndërsa dy të tjerët ikin ne drejtim të pallateve.

/a.rada

Next Post
Kërkohej nga Britania e Madhe për vrasje, prangoset në Durrës 23-vjeçari

I vunë zjarrin mobilierisë, në pranga babë e bir nga Kruja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

March 11, 2026
GJK kthen për rishqyrtim çështjen ndaj Gentjan Manajt

‘Kushtetuesja’ shqyrton më 20 maj kërkesën e Veliajt për rrëzimin e vendimeve të GJKKO

March 11, 2026
Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

March 11, 2026

Zbatohet vendimi i GJKKO-së, Veliajt i dërgohet në burg dosja me 28 mijë faqe

March 11, 2026
Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

March 11, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Tensionet në Lindjen e Mesme, Putin përfiton për rritjen e ekonomisë së Rusisë

March 11, 2026
Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

March 11, 2026
Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

March 11, 2026
Tirana qendër festimesh për Ditën e Verës, Veliaj zbulon aktivitetet që mbahen sot

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Si do të bëhet lëvizja e mjeteve më 14 mars

March 11, 2026
I shumëkërkuari u arratis/ Shoferi: E mora rastësisht në rrugë, s’ia kam idenë se kush është

I shumëkërkuari u arratis/ Shoferi: E mora rastësisht në rrugë, s’ia kam idenë se kush është

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In