Një 70-vjeçar dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në kapanonin e makinës pranë banesës së tij në Bulqizë, për pasojë ka mbetur i dëmtuar.
Fillimisht ai u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë dhe më pas është nisur me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore.
“Rreth orës 15.00, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë dhe më pas është nisur me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore shtetasi S.D., rreth 70 vjeç, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në kapanonin e makinës pranë banesës së tij”, njofton policia.