• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dyshohet se u përfituan nga krimi, sekuestrohen pasuri me vlerë 50 mln lekë në Durrës

by Java News
23/01/2023 14:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar pasurinë e shtetasit M.F, me vlerë 50 mln leke, e cila dyshohet se është përfituar nga krimi.

‘Dyshime se burojnë nga aktiviteti kriminal, Prokuroria Durrës sekuestron pasuritë e shtetasit M.F., në vlerën 50.000.000 lekë.

Në kuadër të zbatimit të ligjit Nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit, nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, ndryshuar, dhe synimit për të goditur pasuritë apo asetet e paligjshme që zotërohen/posedohen nga subjekte në fushën e veprimit të këtij ligji, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, ka regjistruar disa procedime pasurore midis të cilave pas kryerjes së veprimeve të nevojshme proceduriale është konkluduar me sekuestrimin e pasurive të ndryshme si më poshtë vijon:

1.  Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, ka regjistruar procedimin pasuror Nr.1, të vitit 2022, ndaj subjektit M.F., i dënuar në shtetin italian për veprën penale të “Trafikimi i narkotikëve”. Pas veprimeve hetimore të kryera për këtë procedim pasuror, mbi bazën e kërkesës së prokurorisë, me vendimin Nr. 13, datë 16.01.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, u vendos sekuestrimi i pasurive që burojnë nga aktiviteti kriminal, të cilat arrijnë një vlerë rreth 50.000.000 (pesëdhejtë milionë) lekë, si më poshtë vijon:

Pasuria e paluajtshme me sip 133m2, Zonë kadastrale 8512, me vendndodhje rruga Taulantia Durrës, në emër të shtetases K.F.

Pasuria me sip 492m2, Zonë Kadastrale 8515, me vendndodhje në lagjen nr.14 Shkozet, Durrës, në emër të shtetasit M.F.

Pasuria me sip 165m2, Zonë Kadastrale 3385, me vendndodhje Golem, Kavajë, në emër të shtetasit M.F.

Pasuria objekt informal, ndertësë 3-katëshe në proces legalizimi, e vendosur mbi sipërfaqen e truallit 498 m2 në emër të shtetasit M.F.

Si dhe disa llogari bankare në emër të subjektit M.F., e të afërmve të tij.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, në zbatim të prioriteve për konfiskimin e çdo pasurie që buron nga veprimtaria e paligjshme sipas parashikimeve të ligjit “Antimafia”, vazhdon hetimet me qëllim identifikimin e pasurive të tjera mbi të cilat mund të procedohet sipas parashikimeve të këtij ligji.’- njofton prokuroria.

 

Next Post
Samiti B-40/ Veliaj jep lajmin e mirë nga Athina: Tirana merr Presidencën e Qyteteve të Ballkanit në 2024; mundësi për të rritur reputacionin e kryeqytetit

Samiti B-40/ Veliaj jep lajmin e mirë nga Athina: Tirana merr Presidencën e Qyteteve të Ballkanit në 2024; mundësi për të rritur reputacionin e kryeqytetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In