Familjarët, të afërmit dhe banorët e fshatit Ostren, në Bulqizë, i dhanë sot lamtumirën e fundit nënës me dy fëmijët e saj, vajzën dhe djalin, të cilët humbën tragjikisht jetën një ditë më parë.
Ngjarja ka tronditur familjarë e të afërm, por edhe mbarë opinionin publik, ndërsa nuk dihet ende shkaku i vërtetë i vdekjes së trefishtë.
Ata janë gjetur të pajetë paraditen e djeshme, në banesën e tyre, ndërsa ka mundur të mbijetojë vetëm vajza e vogël e familjes, 16 vjeç, e cila fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, në Spitalin e Traumës, në Tiranë.