Tre ditë pas operacionit në Malësi të Madhe ku u zbuluan 26.600 fidanë kanabisi, policia ka arrestuar autorin e dyshuar që ishte shpallur në kërkim. Ai është 55-vjeçari Ajet Delishaj.
Policia thotë se 55-vjeçari dyshohet se është autori i kultivimit të 26.600 fidanëve me kanabis që u gjetën nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, gjatë kontrollit të territorit të fshatrave Gruemirë dhe Çesme.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
/a.r