• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

by El Be
11/03/2026 22:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Igli Çelmeta, në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN, dha detaje të reja mbi ngjarjen tragjike, ku 25-vjeçarja Xhoana Nikolli u vetëvra pasi konsumoi fostoksinë në banesën e saj, pas dhunës sistematike të ushtruar nga ish-bashkëshorti i saj, 25-vjeçari Eraldo Fizi.

“Dyshohet se Eraldo Fizi ushtronte dhunë psikologjike sistematike ndaj të resë dhe të hënën pasdite dyshohet që ai ka shkuar pranë banesës së vajzës në ish-Fushën e Aviacionit, ku ajo jetonte me qira me shoqen e saj. E ka takuar dhe dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të resë, e cila më pas është rikthyer në banesë ditën e djeshme rreth orës 03:00 të mëngjesit dhe në paradite ka ndërmarrë aktin ekstrem duke konsumuar fostoksinë dhe duke lënë edhe një letër për familjen e saj”, tha gazetari.

Gazetari dha edhe detaje të tjera, duke thënë se ngjarjen e konstatoi shoqja e dhomës së 25-vjeçares. E reja u dërgua me ambulancë në spital, por fatkeqësisht dy orë më pas ndërroi jetë. Eraldo Fizi është në kërkim nga policia për veprat penale “shkaktim vetëvrasjeje” dhe “dhunë në familje”, dhe dyshohet se është ende në Shqipëri.

“Sipas informacioneve që ka Policia e Shtetit, në bazë të të dhënave të sistemit TIMS rezulton se ai nuk është larguar nga territori shqiptar dhe dyshohet se fshihet në Tiranë.”

Gazetari tha gjithashtu se e ndjera kishte shkuar para dy javësh në spitalin e Lezhës me shenja dhune në sy, por për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike nga ish-bashkëshorti kishte deklaruar se syrin e kishte dëmtuar pasi ishte rrëzuar.

“Edhe para dy javësh, e ndjera ka shkuar në spitalin e Lezhës. Burime nga spitali më bëjnë me dije se ajo ka shkuar me shenja dhune në sy dhe ka deklaruar se ishte rrëzuar. Nuk ka treguar të vërtetën, çka tregon se e ndjera ishte prej kohësh nën presion psikologjik dhe dhunë fizike nga ish-bashkëshorti i saj. Gjithashtu rezulton se nuk ka bërë asnjë denoncim as në Policinë e Lezhës dhe as në Policinë e Tiranës.”

Next Post
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In