Policia e Tiranës ka kryer disa kontrolle të befasishme mbrëmjen e sotme në disa zona të ndryshme të kryeqytetit.
Burime bëjnë me dije se blutë kanë pasur informacion se në periferi të Tiranës fshihej i shumëkërkuari Talo Çela.
Deri tani nuk ka informacion për persona të shoqëruar apo arrestuar nga ky operacion ndërsa nuk ka ende një reagim nga policia.
/e.d