• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Dyshimi, si kurbani i munguar në themelet e teatrit të ri

by Lorenc Vangjeli
29/02/2020 08:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Ka marë një kthesë pothuaj të papritur dosja e Teatrit Kombëtar. E hapur minimalisht që mbi dy dekada më parë si një kërkesë për ndryshim, ajo ishte shndërruar në një dramë që i kishte brenda të gjithë elementët për t’u vënë në skenën kaotike të Tiranës si një dramë absurde. Pak Rozafë në plane dhe pak hile në ndërtim, kjo dosje është e helmuar me dyshime, shumë prej të cilave tërësisht reale, e spërkatur me nostalgji, shumë nga të cilat totalisht imagjinare. Tek ajo gjenden të mbivendosura edhe hipokrizia e zakonshme, edhe dashuria e sinqertë e naivëve. Nuk do shumë mund të dallohet egoizmi i skajshëm dhe vaniteti ekstrem, gishtat që lageshin me pështymë për të numëruar paratë dhe paratë që premtonin ta bënin mal grataçielash fushën më të lakmuar të ndërtimit në kryeqytet. Dosja ka njohur në vite skena që ndryshoheshin dhe aktorë që ndryshonin rolet, duke u shndërruar në një pasqyrë e frikshme të humorit të zi dhe temperaturës së humorit politik në Tiranë. Por nga kjo javë, pikërisht ajo që trazonte të gjithë shpirtërat pro e kundër teatrit – ngritja e kullave në një marëdhënie kontraverse me një kompani private – u rrëzua si mundësi. Dhe shteti shqiptar vendosi të ndërtojë vetë shtëpinë e re të artistëve të skenës. Një lëvizje e papritur, por që duhet mirëpritur dhe që i shpall të gjithë fitues.

Triumfi i parë është i artistëve pa dallim. Nëse nuk do të kishte diferencë mes projektit në letër dhe shndërrimit të tij në godinë, ata nuk do të ishin më xhelozë si deri më tani, të paktën për sallën e teatrit të Shkupit. Tirana e kontrasteve, e qerpiçit fqinjë me ndëtimet e xhamta, do të ketë nesër një godinë evropiane me të njëjtin kontrast që afron nga e shkuara me qerpiç.

Debati për vlerën historike e shpirtërore të ndërtesës së vjetër ka kuptim deri në momentin që hiperbola dhe ekzagjerimi nuk i marin mendjen debatit dhe nuk denatyrojnë debatin. As Perëndia nuk qëndron në muret e kishës dhe as të mëdhenjtë e së shkuarës së teatrit shqiptar, nuk qëndrojnë në hollin e teatrit të vjetër. Të cilin, edhe vetë dashnorët më të zjarrtë të nostalgjisë, thellë-thellë e konsiderojnë të papërshtatshëm për kohën e sotme. Të fituar janë artistët protestues, të cilët mundën të shpikin një kauzë qytetare. Pavarësisht shumë keqkuptimeve, mërive, pritshmërive dhe interesave ndryshme, përkundër edhe sinqeritetit të disave, ata ja dolën të jenë shkaku themelor i tërheqjes së qeverisë.

Në një kohë ku të gjithë bëjnë hesape, ja vlen të thuhet se çdo stinë që kalon, e bën shumë herë më të shtrenjtë tokën mbas teatrit, që në një moment të dytë, me fatin e madh që është ende pronë publike, mund të shumfishohet si vlerë dhe përfitim publik.

Përtej debatit politik e artistik, historik e urbanistik, dosja e re e Teatrit Kombëtar është  në thelb një pasqyrë dranatike për të parë në sy çfarë nuk funksionon seriozisht në mënyrën sesi vepron shoqëria shqiptare. Në Tiranë e kudo tjetër gjetkë ndërtimet ende funksionale me mbi një shekull jetë janë shumë të rralla. Me një moshë më të madhe janë edhe më të rralla natyrisht. Shpjegimi nuk vjen vetëm nga varfëria e gjyshërve, as nga distance me Evropën dhe as nga nata osmane, siç shpjegon sipërfaqësisht shumëkush. Kush kujton, fjala vjen kështjellat si shembull, ja vlen të kujtojë se më shumë sesa nga pushtuesit, rrënimin e tyre e kanë sjellë vetë shqiptarët që i përdornin ato si lëndë të parë, u mernin gurët për të ndërtuar muret e shtëpive të tyre dhe ju përdornin gurët për të ngritur më lart muret me fqinjin. Dhe nëse krahasimi me to duket i largët, pamja që denoncon ish-godina më luksoze e ndërtuar nga komunizmi në Shqipëri, Piramida në bulevard, është e frikshme. Në vetëm tre dekada, ajo ka ndryshuar shumë herë destinacionin. U projektua si mauzole për diktatorin, u kthye në qendër për rininë, ju dorëzua modës së kafeneve, u bë shtëpi televizive, u premtua si teatër, si parlament, u diskutua sesi të shembet për të krijuar shesh ndërtimi ku të marrët e politikës kishin llogaritur përsheshin e përfitimit dhe në finale, ajo ka mbetur një gërmadhë e frikshme. Një akuzë për një shoqëri që nën diktaturë i kishin imponuar kazmën si simbol dhe që dashuron tritolin si ndëshkim në pothuajdemokracinë e sotme.

Vendimarja e re fashiti një luftë me më shumë interesa të fshehura skutash, me hesape politike e financiare skuthash sesa beteja të hapura publike. Politika normale duhet të dijë të ketë kurajo e besim edhe për të kthyer mbrapsht, çfarë nuk ja vlen ta shtyjë me forcë përpara.

Qoftë Edi Rama që është njeriu i parë që hapi dosjen e Teatrit në vitin e largët 1999 dhe natyrisht vendimmarësi kryesor në këtë histori, qoftë Erion Veliaj, njeriu që u ndodh në kohën e duhur në vendin e duhur, do të shënojnë nesër, bashkë me listën e pafundme të gjërave që padyshim duhet t’i kishin bërë shumë ndryshe në Tiranë, edhe Teatrin e ri Kombëtar. Në themelet e të cilit, nga kjo javë, do të ketë më pak vend për kurbanin e zakonshëm shqiptar të dyshimit. Kryesisht si një meritë e kritikëve të dyshes socialiste. Si një provë e rradhës për të kuptuar se në Shqipëri vazhdojnë të jenë më të dobishëm cinikët që dyshojnë se budallenjtë e padobishëm që duartrokasin.

Next Post
Zyrtare/ Koronavirusi nuk është në Shqipëri, përfundon testimi i 3 rasteve të reja

Zyrtare/ Koronavirusi nuk është në Shqipëri, përfundon testimi i 3 rasteve të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Afera Partizani, Beqiri: Berisha rrezikon deri në 10 vite burg! SPAK ka lënë në harresë ‘21 janarin’ dhe ‘Gërdecin’

GJKKO rrëzoi kërkesën e Malltezit për pasuritë, Beqiri: Familja Berisha, më e korruptuara në Europë dhe Afrikë

April 7, 2026
Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

April 7, 2026
Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

April 7, 2026
“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026
Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

April 7, 2026
VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

April 7, 2026
Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

April 7, 2026
Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

April 7, 2026
“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

April 7, 2026
Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In