• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dyshimet për manipulimin e zgjedhjeve në Rumani, TikTok ndryshon rregullat

by A R
09/04/2025 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aplikacioni i publikimit të videove, “TikTok” ka bërë ndryshime të brendshme për të mbrojtur zgjedhjet presidenciale rumune që mbahen në muajin maj.

Lëvizja ka ardhur pasi Komisioni Evropian hapi një hetim ndaj platformës dhjetorin e kaluar, pas dyshimeve se ishte përdorur për të manipuluar raundin e parë të zgjedhjeve.

Lajmin për ndryshimet e ka bërë të ditur komisionerja e BE për Teknologjinë, HenaVirkunen, përpara ligjvënësve të Parlamentit Evropian.

“Sa u takon zgjedhjeve të ardhshme të muajit maj në Rumani, ne mirëpresim ndryshimet që “TikTok” ka bërë. Ato përfshijnë kontrollin dhe ndalimin e profileve politike, më shumë ekspertë të gjuhës rumune dhe 120 mbikëqyrës zgjedhore, që do të mbulojnë influencën e fshehtë gjatë fushatës dhe integritetin publicitar”, ka deklaruar Virkunen.

Raundi i parë i zgjedhjeve rumune, i mbajtur nëntorin e kaluar, u shpall i pavlefshëm pas të dhënave të mbledhura nga shërbimet e inteligjencës, që tregonin përfshirjen e influencës ruse tek votuesit përmes rrjetit social, për të mbështetur kandidatin nacionalist të panjohur, CălinGeorgescu.

Për shkak të popullaritetit të Georgescutnë “TikTok”, Komisioni nisi në dhjetor një hetim mbi rolin e platformës gjatë fushatës elektorale, për të kontrolluar nëse kishte shkelur Aktin e BE për Sigurinë Dixhitale të lidhur me integritetin zgjedhor. Rezultati i hetimit duhet ende të publikohet.

Më herët gjatë muajit autoritetet rumune i ndaluan Georgescut kandidimin për shkak të dështimit për të përmbushur kushtet e pjesëmarrjes në zgjedhje.

Next Post
Fjalime vetëm nga gratë e PS dhe Rama, zbulohen detaje nga hapja e fushatës në Tiranë

Fjalime vetëm nga gratë e PS dhe Rama, zbulohen detaje nga hapja e fushatës në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
I shtyjmë njerëzit të ikin dhe pastaj i këndojmë mallit

I shtyjmë njerëzit të ikin dhe pastaj i këndojmë mallit

March 14, 2026
Pas sulmit me raketë, Ambasada e SHBA-ve në Bagdad kërkon largimin e amerikanëve nga Iraku

Pas sulmit me raketë, Ambasada e SHBA-ve në Bagdad kërkon largimin e amerikanëve nga Iraku

March 14, 2026
Hyn në fuqi marrëveshja me investitorët për stacionet e plazhit, rregullat e reja për administrimin e tyre

Hyn në fuqi marrëveshja me investitorët për stacionet e plazhit, rregullat e reja për administrimin e tyre

March 14, 2026
Mbetjet digjen në anë të rrugës në Milot, autostrada mbushet plot me tym

Mbetjet digjen në anë të rrugës në Milot, autostrada mbushet plot me tym

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In