• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Dyshimet për kontrabandë armësh me ambulanca në veri të Kosovës, KFOR mohon: Po i referoheni rastit të supozuar të 2022

by Java News
05/07/2023 19:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha të mërkurën se nuk ka prova se armët po kontrabandohen nga Serbia në Kishat Ortodokse në Kosovë në autoambulanca, ndryshe nga pretendimet e deputetes së Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns.

“Nuk ka asnjë provë as në lidhje me kontrabandën e supozuar të kryer me autoambulanca përmes vijës kufitare administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, njoftoi KFOR-i të mërkurën.

KFOR tha se Kearns ka të ngjarë t’i referohej një rasti të vitit 2022 “kur Batalioni Mbretëror Fusilier ishte në veri të Kosovës në mbështetje të misionit të KFOR-it”.

“Prezenca e supozuar e armëve ilegale u raportua në Shtabin e KFOR-it, por pas hetimeve të mëtejshme për konfirmimin e kësaj, nuk ka dalë asnjë provë për atë që është raportuar”, thuhet në komunikatën për media.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të mërkurën se do të takohet me përfaqësues të NATO-s dhe KFOR-it dhe të organeve të sigurisë së Kosovës për këtë çështje.

“Pas takimeve do të mund të themi fjalën përfundimtare. Aktualisht jemi duke mbledhur informacione. Brenda kësaj jave do të merret vesh”, tha Kurti.

Kearns i tha parlamentit britanik të martën se, “për një kohë të gjatë nuk kemi arritur të kritikojmë milicitë e armatosura serbe që veprojnë në veri të Kosovës”.

“Qeveria është e vetëdijshme, me Fusiliers që sapo janë kthyer nga shërbimi në KFOR, se ka armë që po kontrabandohen përtej kufirit nga Serbia në Kishat Ortodokse me ambulanca”, tha Kearns.

Ajo shtoi: “Kur trupat tona e mësojnë këtë dhe përpiqen të marrin leje për të shkuar dhe për t’i marrë ato, lejet zgjasin shumë. Në momentin që ka leje, një autoambulancë ka shkuar në kishë dhe i ka marrë përsëri të gjitha armët.”

BIRN kontaktoi Kearns për koment pas përgjigjes së KFOR-it, por nuk mori asnjë përgjigje deri në kohën e publikimit.

Më 29 maj, protestuesit serbë në veri të Kosovës u përleshën dhunshëm me ushtarët e KFOR-it dhe 30 ushtarë dhe rreth 50 protestues u plagosën. Ndërkaq, rreth 30 sulme ndaj gazetarëve janë regjistruar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, që nga fillimi i protestave në veri më 26 maj.

Më 29 qershor, Kosova shpalli dy grupe që vepronin në veriun e Kosovës me shumicë serbe, Civilna Zastita (Mbrojtja Civile) dhe Brigada Sever (Brigada e Veriut) si organizata terroriste. Kurti tha se formacionet kanë “rekrutuar dhe trajnuar anëtarë për të përdorur armë dhe metoda luftarake në bazat ushtarake në Serbi me qëllim kryerjen e sulmeve kundër institucioneve vendore dhe misioneve ndërkombëtare në Kosovë”.

Më 24 qershor, Policia e Kosovës tregoi municione, uniforma dhe simbole të cilat i kishte sekuestruar një ditë më parë nga një veturë me targa të Beogradit, e parkuar rreth 100 metra larg ndërtesës së komunës në komunën me shumicë serbe në Zveçan.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se shumica e municioneve ishin prodhuar në Serbi dhe disa nga eksplozivët dukeshin të ngjashëm me ato të përdorura në përleshjet mes protestuesve dhe KFOR-it në fund të majit në Zveçan.

Më 19 qershor, qindra serbë të Kosovës në veri të Kosovës, të udhëhequr nga punonjës mjekësorë, marshuan nga Mitrovica e Veriut në Zveçan, ku iu bashkuan punëtorët nga miniera e Trepçës, duke demonstruar kundër arrestimeve të fundit të serbëve të dyshuar për sulme ndaj gazetarëve të Kosovës gjatë protestave. Deri më tani, pesë serbë të Kosovës janë arrestuar për përleshje të dhunshme me KFOR-in dhe sulme kundër gazetarëve.

BE-ja ka vendosur masa kundër Kosovës për ta bindur atë të marrë masa për të zbutur tensionet në Kosovën veriore me shumicë serbe.

Brukseli kërkon që Prishtina të pezullojë operacionet e policisë pranë ndërtesave komunale në veri, të cilat kanë qenë në qendër të trazirave pasi policia ndihmoi kryetarët shqiptarë etnikë të zgjedhur në zgjedhjet e bojkotuara nga serbët të merrnin detyrën.

BE-ja dëshiron që kryetarët e komunave t’i kryejnë detyrat e tyre në godina të ndryshme nga ndërtesat komunale dhe që zgjedhjet e reja të mbahen me pjesëmarrjen e plotë të serbëve./m.j

Next Post
Clinton vizitoi Tiranën, Demalia: Turp për ata që e sulmuan! Rama të tregohet më tolerant, ta takojë Kurtin

Clinton vizitoi Tiranën, Demalia: Turp për ata që e sulmuan! Rama të tregohet më tolerant, ta takojë Kurtin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fonde të hedhura dëm, nuk po sjell përfitime ekonomike”, Milano proteston kundër Lojërave Olimpike Dimërore 2026

“Fonde të hedhura dëm, nuk po sjell përfitime ekonomike”, Milano proteston kundër Lojërave Olimpike Dimërore 2026

February 7, 2026
“Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë!”, akuzat e Berishës nga foltorja në Kamzë

“Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë!”, akuzat e Berishës nga foltorja në Kamzë

February 7, 2026
Shpalosur Flamuri kombëtar 800 metra katrorë në Myzeqe

Flamuri jetim…

February 7, 2026
Bisedimet për paqe Ukrainë-Rusi, Zelensky: Macron kërkon dialog alternativ me Rusinë për t’i dhënë fund luftës

Bisedimet për paqe Ukrainë-Rusi, Zelensky: Macron kërkon dialog alternativ me Rusinë për t’i dhënë fund luftës

February 7, 2026
“Më jep 6.600 € ose do të merzis jetën”/ Kërcënoi e shantazhoi futbollisti, procedohet trajneri nga Kosova

“Më jep 6.600 € ose do të merzis jetën”/ Kërcënoi e shantazhoi futbollisti, procedohet trajneri nga Kosova

February 7, 2026
Pse fjalët e Ulsi Manjës prodhojnë përherë debat publik?

Pse fjalët e Ulsi Manjës prodhojnë përherë debat publik?

February 7, 2026
Familje e re për fëmijët pa kujdes/ Ligji i ri parashikon të krijohen familje kujdestare profesionale

Familje e re për fëmijët pa kujdes/ Ligji i ri parashikon të krijohen familje kujdestare profesionale

February 7, 2026
Berisha me demokratët në Kamëz: Prej 12 vitesh jeni diskriminuar nga pseudokryetari! Të rrëzojmë këtë qeveri

Berisha me demokratët në Kamëz: Prej 12 vitesh jeni diskriminuar nga pseudokryetari! Të rrëzojmë këtë qeveri

February 7, 2026
Tragjedi në Alpet Italiane, dy të vdekur dhe dy të plagosur rëndë nga ortekët në 24 orë

Tragjedi në Alpet Italiane, dy të vdekur dhe dy të plagosur rëndë nga ortekët në 24 orë

February 7, 2026
Ndalohen dy persona të dyshuar në lidhje me sulmin me armë ndaj gjeneralit rus në Moskë

Ndalohen dy persona të dyshuar në lidhje me sulmin me armë ndaj gjeneralit rus në Moskë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In