• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dyshimet e Veselit në Kuvendin e tij të dyshimtë

by Elvis Hoxha
21/02/2016 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Elvis Hoxha

Kadri Veseli shtroi disa pyetje mes gazit. E unë desha të reflektojë se cili dhe cilit i drejtohen ato pyetje në të vërtetë. Pyetjes së Kadri Veselit: a jeni për Republikën e Kosovës? duhet t’i kërkohet më parë autori. Kadri Veseli, sipas të thënave, është betuar ca vite më parë për bashkimin e trojeve. Nga pyetja del që ai nuk ka qenë në luftë dhe as i luftës. Këto pyetje i drejton ai që e do paqen me çdo kusht, edhe po të jetë mjeruese dhe çnjerëzore. Unë di që luftëtarët çlirimtarë, sepse bën atë betim u trajtuan në fillim si terroristë e më pas si çlirimtarë. Po nën atë betim ata u mbështetën nga NATO. Nuk mbaj mend të ketë pas ndonjë kusht prej NATO-s për ushtarët e UÇK-së të formës: Harroni betimin dhe ne ju mbështesim. Nën këtë betim maksimal pra duhet të vazhdojë shteti i Kosovës. Pyetja pra nuk duhet të vinte nga një pjesëtar i luftës por nga një i partizan i pakushtëzuar i paqes. Pra, pyetja e Kadri Veselit e dëfton qartë se si vetë Kadri Veseli po e mohon rolin e UÇK-së. Kësaj pyetje i drejtohet për përgjigje veç një pyetje: A je ti Kadri Veseli për betimin e ushtarit të UÇK-së dhe a mendon se shkaku thelbësor i pavarësisë së Kosovës është lufta çlirimtare e shqiptarëve? Pyetja për flamurin buron nga i njëjti njehsim: Kadri Veseli si uzurpator i luftës dhe i lirisë: A je ti Kadri Veseli me idenë se në territorin e Kosovës së shtypur kanë qenë shqiptarët, pikërisht pse ishin shqiptarë; a ke qenë dhe a je gjithnjë me idenë se lufta ka qenë shqiptare, në nisje e deri në vdekje për flamurin dhe himnin shqiptar, apo mendon se ajo nisi nën një flamur dhe himn tjetër? Pra, ajo mund të shkojë deri në pyetjen historike: a janë shtypur shqiptarët se ishin shqiptarë, apo sepse ishin njerëz me bisht e pa kombësi? Pra pyetjet kaq të gjera, kaq të lëshuara keq nga kryetari i Kuvendit të policëve dhe jo kuvendarëve, janë pyetje që në vend që të dobësojnë opozitën, siç mendon nën zë Veseli, përgënjeshtrojnë vuajtjet e dhe luftën e shqiptarëve nëpër shekuj e sidomos që prej Lidhjes së Prizrenit.

Zoti Veseli nuk e kupton se pyetjet e tij janë produkt i një koalicioni aq të gjerë, sa nuk ka parim e ideal t’i mbajë, me korruptim institucionesh e instituim të korruptimit, me policë në Kuvend e me shkelje Kushtetute. Pikërisht ky njeri guxon e pyet nëse e njeh opozita kushtetutën. Po! Opozita do të njohë pavarësinë në rritje të Kosovës, dhe jo ngushtimin dhe kushtëzimin pa skaj të pavarësisë.

Kadri Veseli me pyetjet e veta dëfton haptas qëllimet e një koalicioni të gjerë mes harresës dhe krimit, mes korrupsionit dhe sjelljes antikushtetuese. Koalicioni PDK-LDK doli siç pritej, koalicion i krimit kombëtar dhe publik, i krimit politik dhe shoqëror. Është më mirë që Kadri Veseli të njëjtat pyetje t’ia bëjë vetes dhe mos t’ia hedhë mbi supe atyre që po e mbrojnë sot Kosovën. Cilën Kosovë? Kosovën si emër të bashkimit të shqiptarëve, si emër të luftës dhe vuajtjes, të spastrimeve të disahershme etnike, si emër të një lufte të drejtë të mbështetur nga NATO. NATO nuk bëri privilegj me mbështetjen e luftës së UÇK-së, por ndihmoi vënien në vend të një drejtësie morale dhe politike. Kushdo që e merr për privilegj këtë vendim të një ushtrie aleatësh, ose është debilizuar në udhë e sipër, ose është i paguar të mendojë shtrembër, ose nuk ka pasur ndonjë dëshmor, të burgosur apo rezistent në shtëpi të vet.

Ekziston dhe një tjetër mundësi. Veseli shprehet nga pozitat e një koalicioni qeveritar mes korrupsionit dhe frikës. Frika vihet gjithnjë në shërbim të korrupsionit. Frika e përgjithshëm dhe e shpërndan kudo korrupsionin. Ajo është baza e të gjitha të këqijave. Unë mendoj se Amerika është shteti i demokracisë, i ndërtimit historik të demokracisë. Besoj se është ende vendi i Uashingtonit dhe Uilsonit. Pikërisht se është një vend i tillë besoj se do të mbrojë veprimet e drejta në shërbim të pavarësisë. Unë nuk besoj se Amerika është vendi i ambasadorit aktual. Ambasador të tillë Amerika prodhon për tërë planetin. Por në historinë tonë emrat që na kanë ngritur peshë kanë qenë emrat e presidentëve. Pikërisht sepse besoj në idealet demokratike të Amerikës, besoj se ajo, siç vlerësoi luftën çlirimtare, vlerëson mbrojtjen tonë aktuale të Kushtetutës e territorit. Nuk i përngjaj atyre besimtarëve që besojnë te Zoti nga frika, pra që besojnë në një Zot që u kall frikën. Nëse besoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, besoj pra jo në xhandarët e saj, por në drejtësinë e saj, jo në ambasadorët e saj, por në historinë e saj.

Kështu që po nga kjo pozitë duhet të niset Veseli kur bën pyetje. A mendon se mbështetja e Amerikës është privilegj, gjë që mund t’i lërë më pas vendin të gjithë korruptimeve të mundshme? Apo mbështetja e NATO-s ka qenë vënie e drejtësisë në vend, pra zanafilla e kushtetimit progresiv të shqiptarëve në rajon? Amerika nuk është vendi i egos së vogël të një ambasadori, por i lartësisë kushtetuese të një presidenti. Mirë është që Veseli ta mendojë Amerikën si vend të drejtësisë e jo si një vend të vogël hatërmbetjesh. Por ç’të bëjë Veseli me atë ide aq të pazhvilluar që ka mbi politikën dhe të drejtën. Një uzurpator nuk ka as imagjinatë për të themeluar dhe as vullnet për të ndërtuar. Kështu që ai e bën pyetjen nga pozitat e një njeriu që e sheh aleatin po aq të vogël sa veten. E kështu me pyetjet e veta i shtinë frikën atij që është i prirë të vdesë frike. Media dhe treshja e Veselit nuk e përdorin Amerikën si vend shembullor të institucioneve të drejtësisë, por si gogol. Të besosh te një aleat, do të thotë se beson që ai do të të ndihmojë në projektin tënd të vërtetë të lirisë. Veseli nuk beson. Thaçi nuk beson. Mustafa nuk beson. Dhe ai që nuk beson korruptohet. Kosova është një projekt i së vërtetës dhe lirisë shqiptare. Po e besuam si projekt nuk e korruptojmë. Ata që po e korruptojnë sot janë ata që nuk kanë besuar as te paqja ndërtuese e saj dhe as te lufta e saj çlirimtare.

Veseli shtron të gjitha pyetjet që dëshmojnë qartë se ai nuk e meriton as luftën dhe as rezultatet e saj. Se treshja e tij nuk është treshja që bashkon drejtësinë e Luftës dhe drejtësinë e paqes, por vetëm mban në një koalicion antikushtetues korruptimin dhe frikën, korruptimin shpirtëror dhe shoqëror.

Next Post

Spektakli i akullit në liqenin Superior në Minesota (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Fati i drejtuesve të UÇK, Basha: Rama tërhoqi vëmendjen e Trump. Aty nuk po jepet drejtësi, po përbaltet lufta e mbuluar me gjak

February 23, 2026
Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In