Policia ka nisur procedimin penal ndaj Bako Balilit, vëllait të Klemend Balilit, pas kallëzimit të bërë nga Partia Socialiste e Delvinës nën akuzën e blerjes së votave për interes të LSI-së.
Në këtë mënyrë, Policia e Delvinës ka fakte të mjaftueshme ndaj Balilit se ka kryer veprën penale të blerjes së votave ashtu siç ishte denoncuar nga PS.
Partia Socialiste në Delvinë, përmes një deklarate theksonte se në ZAZ 87, pranë qendrave të votimit nr. 4620 dhe 46201 në Delvinë, në shkollën “Xhelal Berberi” në lagjen Papuci, nga përfaqësues të subjektit politik Lëvizja Socialiste për Integrim po shpërndahen para tek votuesit.
Paratë shpërndahen me qëllim blerjen e votës dhe ky proces bëhet duke kaluar të gjithë zgjedhësit nga një ambient privat që shërben si lokal dhe banesë, i vendosur në të djathtë të hyrjes së shkollës “Xhelal Berberi”.
“Skema funksionon në këtë mënyrë:Në hyrje të lokalit votuesit priten nga persona që I fotjnë brenda për të pirë kafe. Pasi ulën në tavolinë bëhet pagesa, në katin e parë nga shtetasi i dyshuar si Bako Balili. Pas kësaj dalin nga dera tjetër e lokalit dhe shkojnë për të votuar. Në kthim votuesit kthehen përsëri në lokalin ku kanë marrë pagesën, për të treguar se ata kanë votuar”.-thuhej në deklaratën e PS. /lexo.al