Një aksident tragjik ndodhi në Fier, në fshatin Varibop gjatë orëve të para të mëngjesit ku 3 pjesëtarë të së njëjtës familje humbën jetën tragjikisht.
Mjeti me të cilin ata udhëtonin përfundoi në një kanal dhe për pasojë humbën jetën drejtuesi i mjetit, bashkëshortja si dhe vajza e tij.
Por, dyshimet janë se në aksident ka humbur jetën edhe një person i 4-t. Kjo bazuar në dëshmitë e të afëmrve të viktimave.
Sipas tyre, në mjet udhëtonte një tjetër person që kthehej nga një dasmë në Fier bashkë me familjen Murataj./a.m.