Në javën e fundit në Shqipëri ka pasur një tjetër rast të dyshuar se mund të ishte prekur nga virusi kinez, por fatmirësisht ka rezultuar negativ pas analizave që janë bërë, shkruan “shqiptarja.com”.
Deri në datë 7 shkurt ishin pesë raste, që pas testimit rezultuan negativ dhe që sipas ministres së Shëndetësisë ishin me grip sezonal.
Ndërkohë që në javën e fundit ka pasur dyshime për një tjetër rast, i cili po ashtu ka rezultuar negativ.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë deri tani në total janë gjashtë rastet e testuara për koronavirus. /e.s/