• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dyrrah City merr jetë në Durrës, stërvitje me trajnerë të Manchester City

by A R
05/09/2024 11:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Seleksionimeve të panumërta u erdhi fundi. Në ambientet e “Olimpik Park në Durrës” u lancua nisja e akademisë së futbollit të “Dyrrah City”, një projekt ambicioz i Manchester City dhe qeverisë shqiptare që afron ligën më të fortë të planetit dhe një emër plot respekt.

Trajnerë të Sitizens u impenjuan prej javësh në perzgjedhjen e më të mirëve ndërsa në ceremoni ishte prezente dhe drejtoresha e përgjithshme e “City Football Group”, Jorgina Busquets.

Jorgina Busquets, drejtoresha e përgjithshme e “City Football Group”: Është një kënaqësi shumë e madhe që të jem këtu në këtë ditë të veçantë, ku ne po përurojmë shkollën e futbollit të Manchester City në Durrës. Ekipi ynë ka punuar këtu për shumë se një vit, e gjitha kjo nuk do të nuk do të ishte e mundur pa zyrën e kryeministrit pa Ministrinë e Sporteve, bashkinë dhe çdo pjesëmarrës tjetër në projekt.

Administratori i Dyrrah City, njoftoi bursa të tjera dhe një seleksionim të ri për ata fëmijë që e humbën mundësinë e fundit këtë muaj.

Gjergj Ndoci, administrator “Dyrrah City Football Academy”: Ne kemi të gjitha grupmoshat nga U9 deri te U17. Numri i lojtarëve të regjistruar deri tani është diku te 100 fëmijë, sepse regjistrimet vazhdojnë. Ne nuk do të marrim më shumë se 240 fëmijë, kështu që nxitoni për ata që ende kanë dëshirë dhe nuk kanë vendosur se te cili ekip do të jenë këtë sezon.

Të entuziazmuar janë fëmijët, por edhe prindërit e tyre që e shikojnë këtë akademi si mundësi për të realizuar ëndrrat.

“Kur pashë për herë të parë, pashë një trajner anglez dhe mendova se do të më bëjë më të mirë,” u shpreh një fëmijë.

“Faktikisht ishte diçka e çuditshme sepse askush nuk do e besonte se do të vinte kjo akademi në Durrës. Shumë si puna jonë që janë këtu zgjodhën që ta provonin dhe ta shikojnë se si do të ecë më tej, por për momentin mesa vumë re dhe mesa kemi dëgjuar drejtorin ekzekutiv është diçka serioze dhe shpresoj që fëmijët dhe të gjithë ne bashkë të kenë një sukses në jetë,” tha një prind.

Dyrrah City mirëpret ekipe të të gjithë moshave dhe është një shans real për të prekur futbollin Europian.

/a.r

Next Post
Si nis muaji për çdo shenjë të Horoskopi, Meri Gjini bën parashikimin, kush duhet të ketë kujdes me paratë

Meri Gjini bën parashikimin e Horoskopit: Kush duhet të ketë kujdes me paratë?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë më çuditi te Gaz Bardhi pas Kuvendit? Qafoku lexon “këshillat”: Protesto ndaj liderit tënd

Kur një oficer nazist dhe një oficer britanik u “takuan” në vilën e Eqrem bej Vlorës në vitin 1944 në Tiranë

March 30, 2026
Hëna e plotë në shenjën e Shigjetarit më 11 qershor, 4 shenja do pësojnë ndryshime nga ky fenomen astrologjik

Kjo javë do t’ju ndryshojë financat, tre shenjat e Horoskopit që do të kenë sukses

March 30, 2026
Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

March 30, 2026
I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

March 30, 2026
Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

March 30, 2026
Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

March 30, 2026
Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

March 30, 2026
Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

March 30, 2026
Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

March 30, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Maduro reagon për herë të parë pas burgosjes në SHBA: Jam mirë, qëndroj i fortë

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In