• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dyqane, biznese dhe apartamente: Ja 13 pasuritë e kirurgut të Onkologjikut Edmond Gashi

by A M
06/07/2024 10:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edmond Gashi, kirurgu i Onkologjikut që u bë i famshëm pas hetimeve të prokurorisë së Tiranës, rezulton të ketë mbi 13 pasuri të ndryshme në Tiranë, pasuri këto që kanë ngjallur dyshime mbi burimin e të ardhurave financiare të doktorit.

Apartamente, garazhe, llogari bankare dhe dy biznese, janë të regjistruara në emër të kirurgut të Onkologjikut, që “peshkonte” në shtet pacientët e sëmurë me kancer dhe i çonte në klinikën e tij private, duke i bërë operacionet me lek.

Për këtë fakt ndaj kirurgut është ngritur akuza e “Shpërdorimit të detyrës” dhe Edmond Gashi është lënë në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Nga verifikimet ka rezultuar se në emër të kirurgut Edmond Gashi, janë regjistruar dy biznese.

“Gashi-Medical” është një kompani e regjistruar në vitin 2021, ku 90 për qind të aksioneve i zotëron Edmond Gashi, ndërsa 10 për qind të kuotave të mbetura i zotëron vëllai i tij, Floren Gashi.

Ky biznes ka si objekt tregtar:”…Import-Eksport dhe tregtim me shumicë dhe pakicë i pajisjeve mjekësore dhe laboratorike, kiteve dhe reagentëve, aksesorëve të nevojshëm, si dhe dhënia në përdorim dhe me qira të aparaturave etj…”.

Ndërkohë një tjetër biznes është klinika “Medical Clinic MEGIS”e regjistruar në vitin 2019, ku edhe këtu 90 për qind të kuotave i disponon doktori Edmond Gashi, ndërsa 10 për qind të aksioneve i disponon Manjola Gashi.

Në emër të Edmond Gashit janë të regjistruar dy garazhe me sipërfaqe prej 21 m2 secili në zonën e Yzberishtit. Një dyqan me sipërfaqe 34 metra katror në zonën e Yzberishtit.

Një apartament 62 metra katror në zonën e Yzberishtit.

Gjithashtu disponon një tjetër apartament po në Yzberisht me sipërfaqe prej 90.4 metra katror.

Edmond Gashi, disponon apartament me sipërfaqe 50 m2 në emër të vëllait të tij, Eduard Gashi, Anila Gashi, Fatbardha Hasani.

Kjo pasuri është me barrë hipotekore në favor të Drejtorisë Rajonale Tatimore për pjesën takuese të Anila Gashi.

Ndërkohë në emër të Edmond Gashit dhe Manjola Gashit, është regjistruar një pasuri prej 110 m2 me vlerë prej 47 mijë euro.

Edmond Gashi disponon dhe një dyqan me vlerë financiare fillestare prej 45 mijë euro në zonën e Yzberishtit. Një tjetër apartament me sipërfaqe 62 m2 është regjistruar në emër të Gashit në vitin 2022 në Yzberisht.

Gjithashtu, në emër të Edmond Gashit, është i regjistruar dhe një automjet “Benz-Mercedez” E300DT.

Next Post
A do jetë pjesë e protestës më 11 korrik? Tabaku: Opozita duhet të reflektojë!

A do jetë pjesë e protestës më 11 korrik? Tabaku: Opozita duhet të reflektojë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In