Temperaturat e larta dhe rrezet e diellit kanë bërë që mijëra shqiptarë të Kosovës t’i drejtohen Shqipërisë për të kaluar fundjavën në qytetet bregdetare dhe jo vetëm.
Një ekip i RTSH Kukësit pa nga afër fluksin në Morinë, ku udhëtarët thonë se përveç kalimit të fundjavës në Shqipëri ata vijnë edhe për çështje pune apo vizita te familjarët ose të afërmit e tyre.
Pas përfundimit të kësaj jave, që përkon edhe me mbarimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, pritet që hyrje-daljet në këtë pikë kufitare të shtohen.
Të dhënat e Policisë së Kufirit dhe Emigracionit saktësojnë se të shtunën hynë në Shqipëri mbi 10 mijë qytetarë të Kosovës dhe 4 mijë automjete, ndërsa dolën nga Shqipëria 9.100 udhëtarë dhe 3.500 automjete.
/a.r