Besart Berisha ka shkëlqyer në fitoren e Melbourne Victory, i cili e mposhti ekipin Central Coast Mariners në një miqësore para-sezonale.
Futbollisti kosovar ishte protagonist në fitoren e skuadrës së tij, duke realizuar dy gola të shpejtë në pjesën e dytë. Daniel Georgievski e kaloi në avantazh ekipin vendës në minutën e 45-të, kurse ish-sulmuesi i Brisbane Roar i realizoi golat në minutat 58 e 60, duke shfaqur formë të shkëlqyer, para fillimit të sezonit të ri në A-League.
Victory do të përballet javën tjetër me ekipin Adelaide në çerekfinale të FFA Cup dhe ky ekip duket se është gati për sfidat e radhës. Berisha është yll i futbollit australian viteve të fundit.