Gjatë 3 viteve të fundit numri i fëmijëve romë qe ndjekin çerdhet pothuajse është dyfishuar. Megjithatë, ky numer është ende i ulët. Ky është një nga përfundimet e studimit me të fundit “Qasja e fëmijëve rome në shërbimet e fëmijërisë së hershme në Shqipëri”.
Ndërkaq, nga 2011-2014 numri i fëmijëve romë që frekuentojnë kopshtet eshte rritur me 2/3 ose ndryshe 282 më shumë fëmijë po ndjekin kopshte në të gjithë Shqipërinë. Të dhënat nga familjet rome në vitin 2011 tregojne se ka pasur 383 fëmijë romë qe ndjekin kopshtin, ndërsa në vitin 2014 ka pasur 665 fëmijë. Kjo ne saje të Programit “Çdo fëmijë rom në kopshtin e fëmijëve”, duke përfshirë politikat miqësore për fëmijët dhe programet mbështetëse te integrimit te romëve në fëmijërinë e hershme dhe arsimit bazë nga Ministria e Arsimit dhe partnerëve të tjerë socialë në Shqipëri.
Pjesëmarrja e ulët tregon se prindërit romë kanë më pak mundësi të regjistrojnë fëmijët e tyre në çerdhe. Në studim thuhet se 1 në 3 fëmijë romë që ndjekin çerdhet raportohen si te sëmurë. Ky nivel i lartë i fëmijëve të sëmurë ngre pyetje në lidhje me kushtet e tyre te edukimit, të tilla si qasje në strehim të duhur, ushqim, ngrohje, veshje, vaksinim etj. Pothuajse 50% e fëmijëve popullatës rome mes 3-6 vjeç është pjesë e kopshteve. Kjo ndofta mund të përfaqësojë nivelin më të lartë të frekuentimit të kopshteve të fëmijëve romë në Shqipërinë postkomuniste dhe një rritje prej 20% në krahasim me të dhënat familjare të vitit 2011.
Në përgjithësi mund të thuhet se 69% e fëmijëve romë marrin pjesë në kopshte rregullisht, ndërsa gati 29% e fëmijëve jo. Nga 139 fëmijë që janë raportuar si të pranishmit jo të rregullt, pothuajse 62% janë djem. Ndërkaq, studimi thekson se ritmet per ndjekjen e kopshteve nga ana e vajzave jane te njëjta me djemtë romë. Nga 665 fëmijë që frekuentojnë kopshtet, 329 janë vajza ose 49.5% e të gjithë fëmijëve që frekuentojnë kopshtet. Në disa zona, vajzat kane një normë më të lartë se djemtë si, ne Lushnje apo Fier.
Sipas studimit, ka një mospërputhje të madhe në mes të kopshteve në dispozicion në zonat urbane (316) në krahasim me ato rurale (1457), që u shërbejnë respektivisht 51% dhe 48,9% e fëmijëve me një raport prej 123,4 fëmijë për kopshtin e fëmijëve në zonat urbane dhe vetëm 25.6% fëmijëve në zonat rurale ato.
Shumica e familjeve rome jetojnë në zonat urbane, kështu që qasja e fëmijëve romë në kopshtet e fëmijëve bëhet më tej vështirë për shkak të mungesës së vendeve të disponueshme në kopshte në zonat urbane. Studimi “Qasja e fëmijëve rom në shërbimet e fëmijërisë së hershme në Shqipëri”, synon të sjellë dritë në situatën e fëmijëve romë në të gjithë vendin, duke vlerësuar informacionin në dispozicion të institucioneve publike përgjegjëse për dispozitat e edukimit të hershëm të fëmijërisë, arsimimin bazë dhe shëndetësi në të gjithë Shqipërinë. ATA









