Dybala turpëroi Nainggolanin, ia kaloi topin nënë këmbë në miqësoren që po zhvillohet mes Romës e Juventusit në Amerikë. Juventusi është duke fituar 1:0 ndaj Romës në turneun miqësor “International Champions Cup”, shkruan Gazeta Express.
Përveç golit në pjesën e parë, që u shënuan nga Mario Mandzukic, lojtarët u përkujdesën të dhurojnë edhe pak spektakël me lëvizjet e tyre magjike për tifozët e pranishëm në stadium.
Ishte sulmuesi i talentuar, Paulo Dybala, ai që ngriti në këmbë tifozët pasi turpëroi Radja Nainggolanin, duke ia futur topin nën këmbë, përcjell Gazeta Express. (b.an)