Ylli i Juventusit, Paulo Dybala ka treguar aftësitë e tij edhe në pushime, në një ndeshje bamirësie në vendlindjen e tij.
Ai ka organizuar me miqtë e tij një ndeshje futbolli për të mbledhur fonde për Fondacionin “Smile”, transmeton Koha.net.
Gjatë ndeshjes ai u bë protagonisti kryesor gjatë një gjuajtje të lirë, kur i gjithë ekipi kundërshtar krijoi “murin e gjallë” në vijën e portës, por as ajo nuk e ndali yllin e Juventusit që të shënojë. (b.an)