Kjo është vërtetë e rrallë. Ata ishin të përfshirë në një aktakuzë të ngritur nga Prokuroria Speciale por pas negocimit me prokurorin ata kanë pranuar fajësinë dhe do kthejnë në Kosovë 400 000 euro. Kjo i obligon ata që buxhetit të ia kthejnë shifrën e parave të lartpërmendur. Këtë gjë e ka bërë të ditur koordinatori kombëtar për luftimin e krimit ekonomik, Shqipdon Fazliu, kur para Këshillit Prokurorial ka paraqitur raportin 3 mujor të këtij organi. Por, ky rast ende nuk ka marr formën përfundimtare pasi që Gjykata nuk ka caktuar seancë për të marrë një epilog përfundimtar, njofton Klan Kosova.