• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy vite pas tërmetit, përfundon rindërtimi i 23 shkollave të financuara nga BE, Soreca: Me standarde të larta

by Java News
04/11/2021 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy vjet pas tërmetit të 26 nëntorit, Bashkimi Europian dhe UNDP nisën inaugurimin e shkollave që janë ndërtuar të reja me fondet e BE-së. Nga Kavaja, ambasadori Soreca tha se BE ka investuar 115 milionë euro në objektet arsimore dhe kulturore në 11 bashkitë e prekura nga tërmeti. Ka përfunduar tashmë ndërtimi dhe ka nisur mësimi në 23 shkolla, nga 63 që do të ndërtohen në total me fondet e BE-së.

Duke parë nga afër dy shkollat e reja në Kavajë, ambasadori theksoi se standardet e rindërtimit janë në përputhshmëri të plotë me ato të godinave në BE.

“Ne jemi këtu sot në kuadër të fushatës ‘EU4Education’ dhe vendi më i mirë për të hapur fushatën është këtu në Kavajë. Me kryetarin e bashkisë dhe drejtuesen e UNDP kemi vizituar dy shkolla që janë ndërtuar të reja në Kavajë. Sapo u takuam me disa nxënës fantastik dhe u thashë atyre se kam qenë këtu në Kavajë dhe para dy vitesh kur ndodhi tragjedia e tërmetit dhe asokohe diskutonim se ku mund të investonim 150 mln euro që dha BE-ja. Tani mendoj se kemi bërë zgjedhjen e duhur duke investuar në arsim dhe kulturë.

Sot arrij të shoh një ëndërr të bërë realiteti. 63 shkolla po rehabilitohen dhe 23 prej tyre kanë përfunduar dhe ky është solidariteti i BE për popullin shqiptar. Duhet ta dini se kur investohen kaq shumë para, duam që gjërat ti bëjmë mirë. Në këtë godinë dhe në të gjithë të tjerat kemi bërë ndërtime me standarde të larta. U thashë edhe fëmijëve që takova se unë për vetë nuk kam mësuar në një shkollë kaq të mirë dhe të bukur. Ata që gëzojnë këto shkolla janë qytetarët e ardhshëm të BE-së”, tha Soreca.

Ndërsa, përfaqësuesja e PNUD Ms.Monica Merino, e cila sapo ka marrë detyrën në Shqipëri foli për standardet e larta të ndërtimit të shkolla dhe objekteve të tjera arsimore e kulturore.

“Këto projekte të financuara nga BE po zbatohen nga UNDP. Është nder për mua si përfaqësuese e re e UNDP në Shqipëri që shoh këto projekte tashmë të realizuara. Puna jonë bazohet në dy parime shumë të rëndësishme: Të rindërtojmë më mirë dhe më me standarde që t’u mundësojnë brezave të ardhshëm një vend më me shumë mundësi. Gjatë punës kemi folur me komunitetin dhe jemi frymëzuar nga kërkesat e tyre, që sot janë të pasqyruara në këto shkolla. Bashkë me BE ne synojmë të kemi ndikim afatgjatë tek rinia shqiptare”, tha Merino.

Pjesë e aktivitetit ishte edhe kryetari i Bashkisë Kavajë, Redjan Krali i cili tha se në nëntor do të nisë shpërndarja e apartamenteve të reja me short.

“Më datë 15 nëntor hedhim shortin për të ndarë apartamentet tek pallatet kolektive. Deri tani janë 11 shkolla, 7 nga qeveria shqiptare dhe 4 nga UNDP, dy sapo përfunduan dhe dy vazhdojnë ndërtimin. Kemi 1048 familje me bonus qiraje, deri tani kemi shpërndarë 48 shtëpi të reja individuale, dhe më 15 nëntor ndajmë dhe 49 apartamente për familjet që u dëmtuan nga tërmeti”, përfundoi Krali./m.j

Next Post
Senatori amerikan-Faucit: Virusi i radhës mund të ketë deri në 50% vdekshmëri, mos financoni më…

Senatori amerikan-Faucit: Virusi i radhës mund të ketë deri në 50% vdekshmëri, mos financoni më...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK mbylli hetimet, caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

Çyrbja kërkon pafajësi në Apel: Nuk ka prova për nxjerrje të sekretit shtetëror

April 10, 2026
Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

April 10, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Trump kritika për naftën në Hormuz, Irani pezullon bisedimet me SHBA: Ndaloni sulmet në Liban

April 10, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

“Varësia nga SHBA, e pashëndetshme”, kreu i NATO-s Aleatët ishin të ngadaltë ndaj Iranit

April 10, 2026
Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

April 10, 2026
Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

April 10, 2026
Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

April 10, 2026

“U shkelën rëndë të drejtat themelore”, Veliaj i drejtohet sërish Kushtetueses: Të shfuqizohet vendimi i 9 shkurtit

April 10, 2026
Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

April 10, 2026
A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In