• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Dy viktimat ishin miq”/ Detaje nga ngjarja e rëndë me 3 të vdekur në Athinë: Mister shkaku i mosmarrëveshjeve

by Java News
04/07/2022 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy shqiptarët që u përfshinë në ngjarjen që la pas 3 viktima, Andon Tefi dhe Armando Lamaj ishin miq të mirë dhe vetëm kohët e fundit kanë pasur mosmarrëveshje.

Kështu bëri me dije për emisionin “Sot live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu në Report Tv, Edmond Guri, gazetar në Greqi, i cili e ka ndjekur ngjarjen që në detaje.

“Ata kanë qenë miq prej vitesh por kohët e fundit ka pasur disa mosmarrëveshje enigmë midis tyre. Ata kishin lënë takim për të diskutuar, për arsye ende të paqarta, debati devijoi”,  u shpreh Edmond Guri.

Guri dha edhe të tjera detaje, ku tha se autori, përkatësisht Andon Tefi i cili qëlloi për vdekje Lamajn, ishte nën efektin e drogës në momentin e ngjarjes.

Gazetari shpjegon se si Tefi, pasi qëlloi Lamajn u largua e si përfundoi përpara policëve, të cilët e ekzekutuan në vend.

“Autori pas ngjarjes ka marrë peng një automjet, ka tentuar të grabisë një pikë benzinate. Më pas, ka dalë për të marrë një taksi, dhe i ka dalë përpara policia. Autori nga paniku ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të policisë, duke lënë policë të plagosur. Policia po ashtu ka qëlluar në drejtim të autorit, duke e lënë të vdekur. Vetë ministri i Brendshëm ndodhej në komisariatin në Kato Patisia, Athinë, kur mbërritën policët e plagosur, të cilët u dërguan menjëherë në spital. Ministri urdhëroi që ngjarja të zbardhej menjëherë”, u shpreh Guri.

E gjithë ngjarja zgjati rreth 45 minuta me një orë. Të implikuar në ngjarje ishin 6-7 persona. 4 janë ndaluar nga policia, e 3 të tjerë janë në kërkim, tha Guri.

Guri njoftoi se policia greke bën fjalë për dy banda kriminale me shqiptarë. Për personat e tjerë, veç Tefit që merrej me trafikim të lëndëve narkotike, nuk janë publikuar detaje.

Armando Lamaj, dyshonte se Andon Tefi ishte “spiuni”, duke i dhënë informacione policisë. Mëngjesin e së shtunës ata janë takuar për t’u sqaruar, duke lënë takim në mbrëmje. Tefi duke menduar se do kishte rënë në pritë për t’u rrahur ose vrarë, hapi zjarr i pari duke qëlluar drejtuesin e motorit, Armando Lamaj. Pastaj qëlloi në drejtim të një prej automjeteve, duke plagosur dy persona. Një nga të plagosurit, pikërisht 23-vjecari shqiptar, tentoi të largohej, por Tefi e goditi me makinë. Në këtë moment Tefi largohet dhe drejtimin e mjetit e merr 43-vjecarja shqiptare, e cila i hipën sipër me makinë të riut shqiptar. Pasi largohet, Tefi pikaset nga policia, ku hap zjarr ndaj tyre. Aty ndodh shkëmbimi, ku plagosen dy policët dhe vritet Andon Tefi./ shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Nga rritja e kapaciteteve të kargos te efekti i madh ekonomik/ Kompania holandeze jep detajet: Ja si do të ndikojë Porto Romano në ekonominë e Ballkanit

Nga rritja e kapaciteteve të kargos te efekti i madh ekonomik/ Kompania holandeze jep detajet: Ja si do të ndikojë Porto Romano në ekonominë e Ballkanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

April 3, 2026
“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

April 3, 2026
Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

April 3, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi rrit çmimin e naftës në 224 lekë, ulja e akcizës amortizon 9 lekë/litër, edhe gazi do rritet

April 3, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

April 3, 2026
Avioni luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

Avioni luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

April 3, 2026
Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

April 3, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

April 3, 2026
Tragjedi në Durrës! Humb jetën në shkollë 17-vjeçari, dyshohet arrest kardiak

Tragjedi në Durrës! Humb jetën në shkollë 17-vjeçari, dyshohet arrest kardiak

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In