Dy viktima janë shënuar sot në Maqedoni ngavirusi, duke e çuar në 20 numrin e viktimave.
Ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut është rritur lista e mjekëve dhe infermierëve të infektuar nga koronavirusi. Ka shkuar 52 numri total imjekëve dhe infermierëve të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.
Mes tyre 14 janë shënuar në Shtip nga reparti infektiv tashmë janë në vetizolim. Prej tyre, dy mjekë infektologë, tetë infermiere dhe katër infermierë. Mësohet se ata janë infektuar kanë pasur kontakt me një paciente 80-vjeçare pozitive në Covid 19.
Autoritetet shëndetsore në këtë vend konfirmojnë se rastet janë konstatuar:
Kumanove 8,
Shkup 4,
Tetovë 1,
Strugë1
Shtip 1.
Ndërkohë deri më tani në Maqedoninë e Veriut numri i të infektuarve ka shkuar në 570 ndërsa i viktimave në 20.
g.kosovari