• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dy vëllezërit shkuan për azil në Gjermani, tani janë pranë firmës me Arminia Bielefeld

by
18/08/2015 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga refugjatë në Bundesliga 2. Është kjo historia e një 18 vjeçari që ka zënë vend në mediat gjermane javën e fundit.

Ato shkruajnë për një talent 18 vjeçar dhe vëllain e tij 15 vjeçar, që shkuan një muaj më parë si azilkërkues në Gjermani dhe tashmë janë shumë pranë nënshkrimit të një kontrate me Arminia Bilefeld.

Kjo është historia e dy të rinjve jetimë mund të shërbente mjaft mirë edhe për një skenar filmi dhe këtë mund ta kuptoni nga rrëfimi prekës dhe shpresëndjellës i Elidon Bilalit.

Më poshtë e keni të plotë intervistën e Elidonit të dhënë për Panorama Sport.

Elidon, kur keni shkuar në Gjermani?

Nuk kam shumë. Në fakt, vetëm më 9 korrik kisha biletën dhe u nisa në Gjermani si azilkërkues.

Në cilin qytet qëndruat fillimisht?

Në Duseldorf. Erdha bashkë me vëllain tim, Erionin.

Si shkoi rrugëtimi?

Udhëtimi shkoi mjaft mirë. Por të lehtë pa dyshim nuk e kishim. Pasi që të dy jemi të vegjël.

Ju jeni 18 vjeç, ndërsa vëllai vetëm 15 vjeç. Si e morët vendimin që të shkonit në një vend të huaj?

E kishim të vështirë, por e ardhmja nuk na premtonte asgjë në Shqipëri. Lamë vendin tonë për Gjermaninë. Megjithatë duhej të vinim, për një të ardhme më të mirë.

Çfarë synonit të bënit me të mbërritur në Gjermani?

Të luaja futboll. Me shpresën që të bëhem dikush.

Në cilin kamp u akomoduat fillimisht?

Në fillim ishim në kampin e Dortmundit, atje qëndruam 7 ditë.

Më pas?

Më pas na doli transferimi për në Reeser, tjetër qytet gjerman. Pra, nga një kamp azilkërkuesish kaluam në një tjetër.

Po kushtet si ishin?

Këtu ku jam unë kushtet janë shumë të mira. Dhe nuk kemi shumë azilkërkues. Pra, nuk ka mbipopullim.

Ok, po oferta për të luajtur futboll si erdhi?

Është disi interesante, në fakt. Pasi mbërritëm në Reeser, na u desh të qetësoheshim fillimisht. Erdhëm shumë vonë në mbrëmje, ndaj ramë për të fjetur menjëherë, bashkë me vëllain gjithnjë. Mëngjesi i së nesërmes zgjoi shpresat tona.

Pse, çfarë ndodhi?

Sapo u zgjova, hapa “Google maps” dhe nisa të kërkoja për një fushë ku të paktën të bëja stërvitje. Dhe pranë kampit ishte një e tillë. Shkova dhe atje po kryente stërvitje një ekip i ligave inferiore gjermane, SV Horizont Internacional. Edhe pse isha me rroba stërvitjeje, aty u ndala dhe po ndiqja stërvitjen e kësaj skuadre. Në ato momente më erdhi një top aty afër dhe fillova që të bëja palexho, gjë që tërhoqi vëmendjen e trajnerit. E pa që e kontrolloja mirë topin. Ai quhet Kris Terhart.

Më pas?

Më kërkoi që të nisja stërvitje që të nesërmen, sigurisht për t’iu nënshtruar një prove.

Ok, e nisët me një provë. Por si shkuan bisedimet deri tek Arminia Bilefeld?

Pas një jave stërvitje, SV Horizont Internacional kishte ndeshje miqësore me SV Rees. Skuadra ime po humbiste 0­ 2. Aty u aktivizova unë dhe për 35 minuta lojë unë shënova 3 gola. Ndeshja u përmbys dhe ne fituam me shifrat 4­2. Që nga ai moment gazetat gjermane kanë nisur që të shkruajnë për mua. Dy javë më vonë kishim një tjetër takim testues, këtë herë me Fortuna Milingen, edhe ky ekip i ligës së gjashtë. Në atë sfidë isha titullar. Humbëm 6­4, por të katërt golat i shënova unë. Aty kishte shumë kamera dhe spektatorë, pikërisht aty erdhi një “shkëndijë” nga Bilefeld. Fitova duartrokitjet e para të tifozëve.

Kush po merret me negociatat?

Trajneri, i cili tani është menaxheri im. Ai ka nisur bisedimet me Arminia Bilefeld. Ai po merret me gjithçka. Ka marrë përsipër që të më japë shansin të hedh hapin e madh në futboll. Është personi që po më ndryshon jetën.

Elidon, përveç futbollit, shkollën po e vazhdoni?

Vëllai po, ndërsa unë jo. Jam shumë i angazhuar me stërvitjet dhe koha nuk më premton që të nis edhe studimet.

Ok, po me gjermanishten si jeni?

Pak, merrem deri diku vesh. Por nuk mjafton. Megjithatë di anglisht dhe kuptohem.

Jeni produkt i klubit të futbollit Tirana dhe deri një sezon më parë ishit pjesë e U19?

Po, kam qenë pjesë me të rinjtë. Trajner prej tre vitesh kam pasur Hyqmet Haskon.

Vetëm me vëllain jeni në Gjermani, apo keni edhe familjen?

Jo, vetëm me vëllain. Mamaja ime ka ndërruar jetë, ndërsa me babain kam 5 muaj që nuk kam asnjë kontakt.

Pse, ku është babai juaj, nuk e di që jeni në Gjermani?

Im atë ndodhet në Greqi. Jemi zënë në fakt, nuk kemi folur fare gjatë kësaj kohe. Ai e di që jam në Gjermani, por nuk kemi asnjë lloj kontakti.

Sa shpresa keni që të qëndroni dhe të mos ju kthejnë sërish në Shqipëri?

Nuk na kthejnë pasi ne tashmë kemi lejen e qëndrimit. Na kanë dhënë një shtëpi. Pra, nuk jetoj më në kamp, por në një apartament me 4 dhoma dhe me kushte të mira. Besoj se jemi ndër të paktët që kemi pasur këtë fat.

Sa shkon kuota që ju japin në muaj si azilkërkues?

Është 800 euro në muaj. Janë para të mjaftueshme për të jetuar mirë, por në fakt paguhem edhe nga menaxheri im. Ai e di që unë një ditë do të bëhem futbollist i madh. Pra, janë financa të shëndosha për një jetë të mirë. Edhe vëllai juaj luan dhe ka po aq shanse sa ju që të jetë pjesë e akademisë së Bilefeld… Po, e vërtetë. Ai luan me moshat te SV Rees. Ka po aq shanse sa unë që të jemi pjesë e Bilefeld.

Me avion u nisët, apo…?

Me avion.

Duke qenë se jeni të dy shumë të vegjël, nga i siguruat paratë?

I kisha gjendje, nga kursimet e mia.

A e diskutuat me ndonjë nga familjarët, kur morët vendimin që të niseshit për në Gjermani?

Jo, jo, askujt. Vendimi ishte i gjithi imi. E pashë që në Shqipëri nuk kishte dritë me futbollin.

Po kushtet në kamp si ishin?

Mjaft të mira, të paktën aty ku ishim ne. Mund të jetoje, me fjalë të tjera.

Po ushqimi i kampit?

Mjaft i mirë, si në shtëpi. Mëngjesi ishte i bollshëm, bukë, sallam, djathë, qumësht dhe kafe. Ndërsa në drekë ndryshonte çdo ditë; supë, makarona mish apo qofte. Gjithçka, se tani nuk më vijnë ndër mend të gjitha. Nuk mund të ankoheshe, në fakt. Ok, kthehemi sërish tek Bilefeld.

Në çfarë faze janë bisedimet?

Do t’i nënshtrohem një prove dhe mendoj se firma nuk do të vonojë. Besoj te vetja, e di që do të bëhem dikush. Dhe nëse arrini atë që synoni, kujt do t’ia dedikoni suksesin? Mamasë, e cila po më shikon nga lart.

Flet menaxheri: Bilefeld shfaqi menjëherë interes

Kris Terhart është “skauti”, i cili ka marrë në menaxhim dy vëllezërit Bilali, Elidonin dhe Erionin. Ish­lojtari i Fortuna Duseldorf, trajner i ekipit ku u provua 18­vjeçari dhe njëherësh zbulues talentesh i Arminia Bilefeld, në një deklaratë të dhënë për mediat vendëse, konkretisht “Rp­online.de”, i cilëson të rinjtë tejet premtues.

Ai konfirmon se është pranë marrëveshjes me Biefeldin për t’i siguruar fillimisht provë Elidonit, si edhe të përfshijë në ekipet e moshave më të voglin, Erionin.

“Paraqitja e Elidonit, i cili shënoi katër gola në një miqësore, nuk ishte rastësi, pasi ai ka talent dhe dije futbollistike. Është i formuar, me fjalë të tjera. Janë futbollistë që premtojnë shpërthim. E meritojnë vërtet një shans në futbollin gjerman. Elidoni ka luajtur me U19 e Tiranës. Dhe unë mendoj se ai, por edhe vëllai do të kenë të ardhme”, thotë fillimisht ai.

“Bilefeld shfaqi menjëherë interes, ndërsa Paderborni u step disi. Por mendoj se firma nuk do të vonojë”, thotë në fund Terhart.

Next Post

Vidhte argjendaritë dhe postonte në Facebook jetën luksoze, arrestohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In