• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy vëllezërit në sherr, daja i nuses zhduket me 200 milionë lekë

by A R
19/01/2020 19:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në seancën e ndërmjetësimit të kësaj jave në rubrikën “Shihemi në Gjyq” në programin “E Diela Shqiptare” janë përballë njëri-tjetrit dy vëllezërit Novruzi me Fatbardhin. Ata i kanë hedhur të gjitha kursimet e jetës në një projekt inekzistent. Novruzi në mirëbesim i ka dhënë dajës së gruas së Fatbardhit plot 80 milionë lekë ndërsa vetë Fatbardhi i ka dhënë 120 milionë lekë. Ata i kanë dhënë këto para duke ndjekur të gjitha procedurat ligjore me akte noteriale ndërsa si këmbim do të merrnin një pronë.

Zoti Novruz vjen në seancën e ndërmjetësimit për t’u përballur me vëllain e tij Fatbardhin, të cilin ka pesë vite pa e parë, ai pranon të vijë në studio duke marrë premtimin se vëllai do të qëndrojë i qetë.

Novruzi: Ky zotëria më ka marrë 80 milionë lekë bashkë me dajën e gruas së tij. Më premtuan që këto lekë do t’i japim brenda 3 muajve me kontratë, me noter nga Durrësi kam ikur në Fier. Këta më hedhin edhe një shkollë si garanci për lekët. Pas 10 vitesh këta nuk më kanë dhënë asnjë lekë. Kërkoj këtë dhe atë tjetrin nuk i gjej dot. Ky më solli atë dhe i dhashë lekët. Të më japë lekët siç ia kam dhënë, i tërhoqa nga banka, por këta nuk më përgjigjen.

Fatbardhi: Unë jam shumë dakort me të gjitha ato që më thotë vëllai im.

Novruzi: Po më jep lekët, ça dakort me llafe thua ti...

Fatbardhi: Shuma e lekëve që deklaron ai përpara këtij publiku është marrë 80 milionë lekë. Këto lekë nuk janë vetëm të vëllait janë edhe të miat, ku unë kam dhënë edhe një shumë të konsiderueshme prej 120 milionë lekësh të tjera ia kam dhënë edhe unë këtij personi që bëhet fjalë për Haxhi Rrapaj që ka dy shkolla private në Patos.

Novruzi: Pse nuk ma nxirrje atë mua ti?

Fatbardhi: Të bëhem unë me faj që ti të bëhesh kriminel.

Novruzi: Ç’ke me mua ti? Ti ma gjeje mua atë.

Fatbardhi: Unë ça do fitoj po e vrave ti atë? Kjo shumë është e deklaruar edhe sipas kontratave me dajën e gruas, dy në 2010-n, një në 2011-n dhe një tjetër në 2012-n me shuma të konsiderueshme.

Novruzi: Premtoi se do bënte ndërtesë këtu tek Selvia, me atë më gënjyen mua këta. Do të japim dyqan më thanë...

Fatbardhi: Personi që ka marrë lekët është Haxhi Rrapaj dhe nuk gjendet. Unë kam bërë sipas rrugës ligjore me noteri, që më ka kërkuar rifreskim të certifikatës më tha ke marrë një shumë të konsiderueshme e jepni këtë shumë për të marrë një dyqan tek Selvia këtu në Tiranë. Jam emigrant 33 vite unë bashkë me byrazerin dhe këtë shumë ai e ka marrë nga ne. Siç e kërkonte ligji unë veprova duke rifreskuar dokumentacionin dhe shkoja disa herë për t’u bindur. Si garanci për paratë është një tokë në Patos ku sot është bërë një ndërtesë. Pallati tek Selvia nuk u ngrit asnjëherë, ishte një mashtrim dhe shkollën na e hodhi ne përsipër.

Fatbardhi: Unë ku t’i gjej lekët?

Novruzi: Unë dua lekët e mia, më gjej Haxhinë.

Eni Çobani: Fakti që i keni dhënë një shumë kaq të madhe parash, keni pasur një besim ekstrem. Tani, Haxhiu ku është? Se këtë po të themi edhe unë edhe Novruzi.

Fatbardhi: Haxhiu fëmijët i çoi në Amerikë, vetë nuk dihet ku është.

Eni Çobani: Nuk është, po Novruzit paratë kush do t’ia japë?

Ardit Gjebrea: Kaq të pamundur e ke që të gjesh këtë dajën e nuses?

Fatbardhi: Nuk kam aq fond që të vete ta gjej në Amerikë, në Greqi, në Serbi ku bredh.

Ardit Gjebrea: Vjehrrën e ke gjallë?

Fatbardhi: Gjallë, po nuk flet asnjëherë as ajo në telefon. Na ka shkatërruar gjithë familjen, të gjithëve. Unë nuk kam mundësi…

Novruzi: Ore kur ishte këtu ai, sa herë të thashë unë, kur bridhte nëpër Tiranë ai. Unë dua lekët jam pa bukë, më dhemb mezi tani nuk punoj dot më.

Eni Çobani tregon se kontratat janë lidhur mes dy palëve dhe rasti i Bardhit është fituar edhe me proces gjyqësor.

Fatbardhi: Nuk e kam marrë me vete, sepse ai ka kaluar një krizë nervore, mund ta vrasë, unë futem për herë të dytë në varr, njëherë e futa në varr me lekët, ta fus për herë të dytë të bëj vrasje.

Novruzi: Le të futem ore ç’ke ti ku do futem unë, e bëj unë burgun. Ti ma gjej mua ku është pastaj përgjigjem unë për këtë. Zonja Eni, nuk mbaj dot më…

Eni Çobani: Zgjidhja ishte në momentin që zotëria fiton gjyqet, nxjerr urdhrin e ekzekutimit dhe përmbarimi fillon të bëjë shitjen në ankand të kësaj prone për të thithur ato para që mund të dilnin nga kjo shitje dhe t’ia kalonte Fatbardhit del që në radhën e parë të borxhit kundrejt këtij zotërie ishte banka. Banka më përpara kishte vënë një sekuestro mbi këtë pronë për dy kredi të marra. Fakti që kur zotëritë kanë lidhur kontratën ka qenë e lirë dhe e kemi këtë kartelë nga hipoteka, sot del banka dhe thotë e kam marrë unë që në 2006-n. Fakti që banka del që në 2006-n dhe ne kemi një kartelë të pastër të 2010-s, atëherë më thoni ju se ku qëndron problematika dhe si është e mundur që të ketë pasur bankë përpara të venë dhe kartela të dalë e pastër në 2010-n.

Ardit Gjebrea: Kush e ka lëshuar këtë kartelë?

Eni Çobani: Hipoteka e qytetit Fier, drejtues i zyrës vendore të regjistrimit Fier dhe noteri me të drejtë ka kërkuar nëse ka probleme apo jo dhe zyra me një dokument ligjor i është përgjigjur. Banka pretendon që e ka pasur në 2006-n dhe hipoteka në 2010-n e nxjerr të pastër...

Next Post
“Kryeministri grek po luan lojën e gabuar…”

“Kryeministri grek po luan lojën e gabuar…”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

January 31, 2026
Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

January 31, 2026

Pse Berishës i kujtohen armiqtë e tij sa herë ngelet vetëm?

January 31, 2026
Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

January 31, 2026
Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

January 31, 2026
VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

January 31, 2026
Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

January 31, 2026
Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

January 31, 2026
“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

January 31, 2026
U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In