• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy variantet për vettingun/ Ku ndahen opozita me ndërkombëtarët

by Java News
13/07/2016 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbi çështjen e shumëdebatuar të vetingut, Bashkimi Europian dhe Sh.B.A ndahen me opozitën e udhëhequr nga Partia Demokratike mbi rolin e ndërkombëtarëve dhe partive politike vendore në përzgjedhjen e kandidaturave që do të udhëheqin procesin.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit-institucioni që do të filtrojë gjyqtarët dhe prokurorët është konceptuar si një gur themeli për sistemin e ardhshëm të drejtësisë. Bashkë me Kolegjin e Apelit dhe Komisionerët Publikë, kjo strukturë parashikohet të skanojë gjyqtarët dhe prokurorët për pasurinë e tyre, pastërtinë e figurës dhe vlerësimin e tyre profesional.

Të tri strukturat që do të kryejnë procesin e vetingut përbëhen së bashku nga 21 anëtarë; 12 në rolin e gjyqtarëve të shkallës së parë, 7 në Kolegjin e Apelimit dhe 2 Komisionerë Publikë.

Paketa e ndryshimeve kushtetuese parashikon gjithashtu ngritjen e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, i cili do të mbështesë procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve përmes monitorimit dhe mbikëqyrjes së procesit.

ONM do të emërojë më pas vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët duhet të jenë gjyqtarë ose prokurorë me jo më pak se 15 vjet eksperiencë në sistemin e drejtësisë së vendeve të tyre. Projektligji i depozituar në Kuvend u njeh vëzhguesve ndërkombëtarë të drejtën e rekomandimeve lidhur me përzgjedhjen e kandidatëve për pozicionet e Komisionit, Kolegjit të Apelimit dhe Komisionerit Publik.

Emërimet në këto institucione, bashkë me rolin e ndërkombëtarëve janë sot pjesë e diskutimeve të nxehta mes ndërkombëtarëve dhe opozitës, ndërsa mbajnë ende peng konsensusin për reformën në drejtësi.

Në draftin e hartuar më 4 maj 2016-i depozituar në Kuvend me pak ndryshime, roli i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit nuk është vendimmarrës, por rekomandues në përzgjedhjen e 21 ekspertëve që do të realizojnë procesin e vetingut.

Drafti parashikon një skemë që përfshin Avokatin e Popullit, Kuvendin dhe Presidentin e Republikës në përzgjedhjen e tyre. Sipas variantit të vjetër, Avokati i Popullit organizon procedurën e aplikimit të kandidatëve dhe harton një listë emërore të kandidatëve, pasi ka bërë një verifikim formal të kritereve përzgjedhëse dhe ia dërgon atë Kuvendit.

Brenda 30 ditëve nga marrja e kësaj liste, Kuvendi parashikohej të zgjidhte 21 anëtarët me një shumicë të cilësuar prej 2/3 e votave (kompromis i ofruar nga mazhoranca), duke marrë parasysh rekomandimet e Operacionit Ndërkombëtar.

Në rast se Kuvendi nuk arrinte shumicën e 2/3 për zgjedhjen e këtyre anëtarëve, Presidenti i Republikës përzgjidhte me short publik 21 zyrtarët mes listës së kandidatëve dhe ata cilësoheshin automatikisht të emëruar.

Pavarësisht se mazhoranca pranoi zgjedhjen e anëtarëve me 2/3 e votave, opozita e refuzoi këtë skemë me pretendimin se kandidatët e përzgjedhur për vetingun mund të kapeshin nga qeveria. Njësoj si për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, opozita kërkoi aplikimin e “vendeve të rezervuara” edhe në institucionet e vetingut.

Dy ditë para vizitës në Tiranë të diplomates së lartë amerikane, Viktoria Nuland, Partia Demokratike publikoi variantin e saj për emërimin e ekspertëve të vetingut përmes një komisioni ad-hoc me numër të barabartë anëtarësh nga mazhoranca dhe opozita. Sipas këtij propozimi, si mazhoranca ashtu edhe opozita kishin mundësinë e emërimit të të preferuarve të tyre në sistemin e drejtësisë.

Propozimi hibrid i SHBA dhe BE i dha të drejtë opozitës për komisionin ad hoc, por njëkohësisht shtoi kompetencat e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Sipas këtij propozimi, kandidaturat do të kalonin më parë filtrin e vëzhguesve ndërkombëtarë, para se të shkonin për miratim në komisionin me anëtarë të qeverisë dhe të opozitës.

Opozita e rrëzoi këtë propozim, duke kundërshtuar rolin aktiv të ndërkombëtarëve në përzgjedhjen e kandidaturave që do të aplikojnë për 21 pozicionet e procesit të vetingut. Të mërkurën, Partia Demokratike publikoi variantin e saj të radhës, duke fuqizuar rolin e partive politike në përzgjedhjen e kandidatëve që do të kryejnë më pas procesin e rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë.

Sipas PD, Avokati i Popullit shpall thirrjen për aplikim për tre institucionet e vetingut, por ai nuk ka të drejtë të bëjë verifikimin formal nëse kandidatët i plotësojnë ose jo kriteret. Të gjithë aplikantët, sipas PD përfshihen në një listë dhe i dorëzohen më pas një komisioni ad-hoc me 6 anëtarë-tre nga mazhoranca dhe tre nga opozita.

Në variantin e saj, PD shpjegon se ky komision do të verifikojë nëse kandidatët i plotësojnë ose jo kriteret e përcaktuara në ligj dhe në fund do të hartojë 3 lista kandidatësh; për Komisionin, Kolegjin e Apelimit dhe Komisionerët Publikë.

Në propozimin e PD, vëzhguesit ndërkombëtarë kanë të drejtën të ndjekin pa kufizim procedurat e vlerësimit dhe në fund të bëjë një raport të detajuar me sugjerimet e tyre për kandidatët.

Më pas, lista e përzgjedhur nga komisioni i parë bi-partizan i kalon komisionit të dytë ad-hoc me 12 anëtarë; 6 prej të cilëve i përkasin mazhorancës dhe gjashtë opozitës. Secili prej këtyre anëtarëve-thuhet në draftin e PD kanë të drejtën të zgjedhin nga një kandidat përmes votimit të fshehtë elektronik.

Propozimi i Partisë Demokratike nuk garanton një nga shtyllat kryesore të reformës për drejtësi; pavarësinë e sistemit gjyqësor nga partitë politike. Ndërsa përforcon rolin e politikës në përzgjedhjen e drejtuesve të ardhshëm të gjyqësorit, ky variant zbeh njëherazi edhe rolin e ndërkombëtarëve si një filtër garancie për cilësinë e kandidatëve.

Në një deklaratë për median, delegacioni i Bashkimi Europian në Tiranë mbështeti të mërkurën propozimin hibrid, duke e cilësuar rolin specifik të ndërkombëtarëve si tepër të rëndësishëm për mbarëvajtjen e reformës. BE shprehu keqardhjen që lidershipi i PD refuzoi propozimin për kompromis dhe deklaroi se roli i ndërkombëtarëve në këtë propozim është në përputhje me Komisionin e Venecias.

“Ndërkombëtarët duhet të sigurojnë monitorim për garantimin e besueshmërisë. Besueshmëria e reformës në drejtësi varet përgjithësisht nga besueshmëria e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve,” thuhej në deklaratën e BE./BIRN/a.k

Next Post

Pishina më e madhe në botë... duket sikur je në det (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

February 14, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In