Dy të rinj janë konflikuar në mesditë në qytetin e Vlorës.
Ngjarja është raportuar në shëtitoren e Lungomares, ku bëhet me dije se njëri nga protagonistët ka nxjerrë edhe armën.
Ngjarja ka nisur si një konfilkt i çastit dhe më pas është rënduar. Pranë tyre ka qenë edhe nje efektiv policie i veshur civil që ka ndërhyrë, por të rinjtë janë larguar.
Policia është vënë në ndjekje të tyre, teksa është gjetur edhe pistoleta e njërit prej të rinjve që i ka rënë në tokë.
Në momentin e konfliktit ka pasur edhe kalimtarë të rastit apo pushues, të cilët janë frikësuar.
/a.r