Një sherr mes disa personave ka ndodhur këtë të diel në Kukës. Sipas policisë, dy shtetas janë plagosur me armë zjarri. Policia ka shpallur në kërkim dy vëllezër të dyshuar si autorë të ngjarjes.
Të plagosur kanë mbetur Amarlido Cena dhe Sadik Kapica. Ndërsa autorët e dyshuar të shpallur në kërkim janë Fatri dhe Ndricim Iseberi.
Njoftimi i policisë:
Plagosën me armë zjarri dy shtetas, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar (vëllezër).
Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e tyre.
Rreth orës 14:35, në qytetin e Kukësit, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. C., 36 vjeç, dhe S. K., 65 vjeç.
Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit F. I., 39 vjeç, dhe N. I., 38 vjeç, (vëllezër), të cilët janë shpallur në kërkim.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, për dokumentimin ligjor të rastit.











